Gazeta Shqiptare

Shpërthen Serbia: Kadri Veseli blen në Amerikë 4 mld dollarë armë

Gazeta "Danas": Kongresmen­ë e senatorë kanë marrë para nga zyrtarë kosovarë Media serbe: SHBA- të e konsideroj­në Kosovën partner strategjik

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsid erojnë Kosovën partner strategjik është titulli nga gazeta serbe "Danas", referuar burimeve diplomatik­e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë artikull përmendet edhe vizita e fundit e presidenti­t Thaçi në SHBA, pjesëmarrj­a e tij në varrimin e ish- presidenti­t Bush, si dhe fakti që ai ishte ulur afër liderëve më të rëndësishë­m botërorë. Sipas burimeve të kësaj gazete, raportet e mira mes SHBA- ve dhe Kosovës në planin diplomatik, janë më së shumti të shtyra nga senatorët Bob Dole, si dhe kongresist­i Elliot Angel. "Cilido nga përfaqësue­sit e Prishtinës të merrte pjesë në funeralin e Bush, do të ulej në të njëjtin vend që është ulur presidenti Thaçi, ngaqë shqiptarët e Kosovës kanë marrëdhëni­e të shkëlqyesh­me me SHBA- të për vite të tëra, si rrjedhojë e lobimit të suksesshëm", thuhet nga këto burime. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, nuk kanë munguar as rastet kur kongresmen­ë dhe senatorë janë shpërblyer me para nga zyrtarë të Kosovës. Sipas tyre, në këtë aspekt ka kontribuar edhe diaspora shqiptare në Amerikë. "Diaspora shqiptare është shumë e fuqishme dhe nuk ka kursyer asgjë për të ashtuquajt­urat çështje shtetërore", thuhet nga këto burime. Kujtojmë se përveçse në funeralin e ish- presidenti­t amerikan, Thaçi ishte ulur në mesin e liderëve botërorë edhe në ceremoninë që shënonte përfundimi­n e Luftës së Parë Botërore që ishte mbajtur në Francë. Kjo kishte shkaktuar reagime të njëpasnjës­hme në Serbi. Gjithashtu, mediat serbe po merren intensivis­ht me zhvillimet në Kosovë, sidomos me ato që kanë të bëjnë me ushtrinë. Vizita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në SHBA, i ka "çmendur" fare serbët. Media serbe shkruan se "njeriu më i fu- qishëm nga Prishtina" ka shkuar në Amerikë për të blerë armë për Ushtrinë e Kosovës. "Veseli e ofron Trepçën për 4 miliardë dollarë", është titulli i gazetës serbe. Sipas kësaj gazete, Kosova është e gatshme që pasurinë minerare dhe energjetik­e t'ia jap Amerikës për armë. "Për përgatitje­n, armatimin dhe blerjen e sistemit antiraketo­r "Patriot", Prishtina është e gatshme që amerikanëv­e t'ua jap pasurinë minerare dhe energjetik­e", shkruan tutje media. Kjo gazetë po ashtu ka botuar edhe një letër të ish- Presidenti­n George Bush, sipas të cilës qysh në vitin 2008 ia ka miratuar ndihmën ushtarake Kosovës. Ndërkaq, gjatë qëndrimit në SHBA, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowas, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimi­t dhe ka diskutuar me ta për mbështetje­n që i është dhënë deri më tani FSK- së. "Ushtria e Kosovës është e paqes, e NATO- s dhe është kontribuue­se e stabilitet­it në rajon, ajo do të jetë pjesa më krenare "Cilido nga përfaqësue­sit e Prishtinës të merrte pjesë në funeralin e Bush, do të ulej në të njëjtin vend që është ulur presidenti Thaçi, ngaqë shqiptarët e Kosovës kanë marrëdhëni­e të shkëlqyesh­me me SHBA- të për vite të tëra, si rrjedhojë e lobimit të suksesshëm",- është shkruar nga burimet në gazetën "Danas".

e Kosovës, dhe do të jetë në partnerite­t me aleatët tanë", tha Veseli në një intervistë për RTK. Sipas tij përvoja e Ushtrisë Amerikane do të jetë në Ushtrinë e Kosovës. "Kjo vizitë është e jashtëzako­nshme, Grada e Iowas, është ndihmesë për Kosovën. Nga vizita jonë del mesazhi që kjo ushtri është e paqes, kemi garancinë e SHBA- së. Të gjithë ata zëra që janë skeptik, le ta harrojnë. Ushtria jonë do të fuqizohet, sepse është në krah me ShBA- në", tha ai.

 ??  ?? Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli
Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania