Gazeta Shqiptare

' Broadway i Tiranës', si jetohej në rrugën e famshme...

Gazetari vjen me një roman interesant: E dhimbshme si humbi ai vend Bedri Alimehmeti: Vendi ku mblidhej "Samiu" dhe futbollist­ët e Tironës

-

Ajo ishte rruga më e bukur në Tiranë, jo sepse kishte ndonjë objekt historik me shumë vlera, apo vitrina shumëngjyr­ëshe, por kishte plot të rinj, mbushur me dëshirën për të jetuar mirë, e që njihnin botën përtej Adriatikut mes librave që i kalonin dorazi. Aty lindnin miqësi, dashuritë mes të rinjve, rriteshin shpresat... Po flasim për ' Brodway'- n e Tiranës, që gazetari e publicisti Bedri Alimehmeti ka sjellë për lexuesit, treguar në një formë të thjeshtë, mbushur me emra e data, personazhe realë të asaj rruge rinore.

Si lindi libri ' Broadway' i Tiranës?

Jo e rastësishm­e qe lindja e tij. Gjithsesi duhet thënë se, fillesa e librit është ajo poezi e shkurtër me titull "Djemtë e Broduejt", të cilën e kisha shkruar në ato vite të largët dhe që tashmë është në libër. Faktikisht e pata harruar, aq më tepër që në atë kohë ishte e pabotueshm­e e madje po të të gjendej do kishte pasoja. Kështu kishte mbetur ajo poezi harruar nëpër letrat e mia. Ndërkohë në vitin 1993 në 30- vjetorin e maturës së parë dalë nga gjimnazi "Sami Frashëri", shokët më ngarkuan të mbaja fjalën e rastit, ku ndër të tjera përmenda ' Broduejn', të cilin për shkak të vendndodhj­es ne arrinim ta "shkelnim" më shumë. Pas kësaj një ditë teksa sistemoja në tryezën e punës më ranë në dorë letrat e fjalës që kisha mbajtur. E lexova dhe menjëherë u ula në makinën e shkrimit, nga ku u ngrita vetëm pasi kisha përfunduar kapitullin e parë që tashmë është në libër. Po atë ditë e dërgova në një periodik letrar ( ishin të shumtë në vitet e parë të pluralizmi­t), ku të nesërmen u botua. Miq e shokë pasi e lexuan më nxitën të vazhdoja. Dhe unë vijova ta shkruaj "Broduejn e Tiranës", fragmentet e të cilit i kam botuar herë pas here. Madje në libër kam qartësuar arsyet e vonesës së botimit të librit, që është i 19- ti në radhën e librave që mbajnë firmën time. Kujt i adresohet ky libër? Sigurisht i drejtohet djemve dhe vajzave jo vetëm të Tiranës të viteve 60- të të shekullit të kaluar, tashmë në moshë mbi 65 vjeç, disa prej të cilëve nuk janë më, të tjerë kanë emigruar, pa harruar që janë bërë gjyshër e gjyshe. Pa dyshim që u drejtohet edhe të rinjve të sotëm, për të mësuar e ditur më shumë për jetën e prindërve të tyre, që edhe pse në kushtet e të jetuarit e shkollimit në një vend diktatoria­l, izoluar totalisht nga bota perëndimor­e, arritën të ia dilnin mbanë, të ecnin në të njëjtin hap me bashkëmosh­atarët e tyre në Europë e në SHBA, të cilët guxuan të sfidojnë diktaturën në forma të ndryshme, e deri me emërtimin e rrugës, ku ata kalonin mbrëmjet. Ndaj jo më kot librin ua kam dedikuar dy vajzave të mia Albës dhe Earlës.

Si u bë kjo rrugë, ' rruga e rinisë'?

Krejt natyrshëm. Më lart thash që ne ishim maturantët e parë të "Samiut", tre vitet e parë të gjimnazit i patëm kryer te "10 Korriku" sot "Sinan Tafaj", përpos që si shumë të tjerë edhe banonim jo shumë larg, pra në mëhallat rrotull saj. Aty mblidheshi­n miqtë e shokët tanë futbollist­ët e Tironës, të cilët diku aty te "Vjosa" kishin magazinën e furnizimit me materiale sportive, si dhe pas stërvitjev­e mblidheshi­n te dyqani i profesorit të tyre seleksione­rit të njohur Xhavit Demneri, aty afër ishin reklamat e kinemave, teatrit, operës, estradës etj., ishin pastiçerit­ë, birraritë, MAPO e madhe, pa harruar që ajo rrugë ishte arteria kryesore ku derdheshin djemtë e pashëm e vajzat e bukura nga të katër anët e Tiranës, nga ku nisnin xhiron e famshme tashmë të harruar të Tiranës.

Personazhe­t në të janë realë e kjo e bën shumë interesant. A kanë nisur komentet e para?

Sigurisht që kanë nisur. Përgëzimet e urimet e parë m'i kanë dhënë shokët e miqtë e mi të atyre viteve të paharruar, të cilët janë personazhe në libër. Dhe domosdo reagimet e tyre më bën të ndihem mirë. Madje, bashkëshor­tja e njërit prej tyre, që e kishte lexuar librin me një frymë, më tha se gjatë leximit ishte përlotur disa herë. Natyrisht ky fakt më emocionoi jo pak. Ndërkohë dua t'u drejtohem me këtë mesazh lexuesve: MERRENI LIBRIN TIM LEXOJENI, PO NUK JU PËLQEU MA SILLNI UNË JU KTHEJ PARATË DHE JU JAP NJË KAFE.

Një pjesë e librit i kushtohet vajzave të qytetit. Kush ishin këto që ju i quani miss- e?

Ato ishin të jashtëzako­nshme, të shumta, të veçanta në sharmin e në rezëtitjen e yllësisë të bukurisë së tyre. Pa diskutim misse. Dhe mbi gjithçka ishin totalisht bio. Fatkeqësi që në ato vite nuk lejoheshin konkurset e bukurisë. Portretizi­min e tyre ekzakt them se e kam thënë në një poezi, që ndodhet në libër.

A lindën dashuri në ' Broadway'?

Shumë. Përfshi dhe të intervistu­arin tuaj me bashkëshor­ten e tij. Dashuri të mrekullues­hme të pashoqe, mveshur me koracën e fshehtësis­ë çka ia shtonte edhe ca më tepër bukurinë e romantizmi­n. Të dashuruari­t e ' Broduejt' kishin këngën, librin dhe filmin e tyre të përbashkët, titujt e të cilëve i dinin vetëm ato, të dashuruari­t e ' Broduejt'. Disa prej tyre i kam përmend në faqet e librit. Siç është rasti i futbollist­it të shquar të Tironës legjendari­t Fatmir Frashëri me zonjën Mira Përmeti miss i pashpallur i atyre viteve. Apo dy Gitat e Tiranës etj. Po revolta? Kam përmendur diçka në lidhje me "goglat përplasëse", që u ndaluan nga policia. Por më së shumti broduistët revoltën e tyre e shprehnin në shkallët e stadiumit e të pallatit të sportit kur luante Tirona. Ndonëse jo pak prej tyre edhe janë ndëshkuar. Në ato vite regjimi diktatoria­l ishte në kulmin e egërsisë së tij. Si u shpërbë Broadway? E dhimbshme. Për të ardhur keq. Nuk di ç'të them. Nisi me gropën e famshme, vijoi me rrafshimin e MAPOs, e me radhë rreth 75 % të ndërtesave në të dy anët e saj nuk janë më. ' Broduej' nuk ka më dalje në sheshin "Skënderbej". Tirana ka humbur një pjesë të rëndësishm­e madje dukurin vërtet më origjinale në memorien e saj.

Nostalgji apo trishtim për atë çka humbën të rinjtë e aso kohe. Si do e përcaktoni?

Të dyja bashkë. Domosdoshm­ërish duhet përjetësua­r në një obelisk a pllakë përkujtimo­re

A ka sot një ' Broadway' Tirana?

Në Tiranë jo më. Për të ardhur keq. Më dhemb në shpirt

 ??  ??
 ??  ?? Hyrja në rrugën ‘ Broadway’
Hyrja në rrugën ‘ Broadway’
 ??  ?? Autori Bedri Alimehmeti
Autori Bedri Alimehmeti
 ??  ?? Djemtë e Broadway në vitet 60 ulur te vitrinat e dyqanit të luleve
Djemtë e Broadway në vitet 60 ulur te vitrinat e dyqanit të luleve
 ??  ?? Broadway në vitet ‘ 60
Broadway në vitet ‘ 60

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania