Gazeta Shqiptare

Jo Pons Pilatin me studentët!

-

grantin( pagesën pa kthim nga Buxheti) për kërkimin shkencor nga 366 milionë lekë ( 2.95 milionë euro) të vitit akademik 20172018 në 6 milionë euro për pjesën që ngelet nga ky vit. Dhe të shikojë me kujdes strukturat që do ta përdorin këtë fond, sepse deri tani është keqpërdoru­r. Kërkimi shkencor i mirëfilltë i aftëson studentët të gjejnë punësim dinjitoz për të ardhmen e tyre. Qeveria ka shumë për të bërë, në rast se kërkon realisht t'i ndihmojë studentët. Ta nisë me një përgjigje zyrtare shkresore, njëlloj si e kanë kërkuar studentët në shkresën e tyre me shkrim dore, ku të japë një përgjigje të sinqertë e të detajuar për të tetë kërkesat e tyre. Kjo bëhet tani( për shembull, përgjysmim­i i tarifave shkollore të tanishme do t'i kushtojë qeverisë vetëm 13 milionë euro grant në vit- duke filluar nga janari 2019- për të 16 universite­tet publike, pasi 3.1 miliardë lekë ose 25 milionë euro janë të ardhurat që këto universite­te sigurojnë nga vjelja e tarifave). Përmirësim­i i kushteve të jetesës në kampuse bëhet tani dhe në vijim. Marrja seriozisht e listës së studentëve me emrat e pedagogëve që marrin rryshfet për provimet, përse jo, duke e zgjeruar atë me denoncime të tjera studentësh e prindërish të tyre, duke ngritur një grup pune të posaçëm( apo nuk i ka qejf kjo qeveri task forcat!) inspektorë të Ministrisë së Arsimit me inspektorë të Drejtorisë së Krimit Ekonomik, duke kallzuar edhe penalisht ata pedagogë, kur prindi dhe studenti bien dakord të hedhin firmën mbi denoncimin e tyre. Ndërkohë, qeveria në po këtë shkresë të shprehet se dyfishimi i parave për arsimin bëhet në një periudhë 812 vjeçare dhe kërkon një strategji të qartë e me veprime konkrete se ku do të investohen këto para të shtuara. E kështu me rradhë. Po nuk e bëri këtë, edhe dialogu kryeminist­ror i sotëm me studentët nëpërmjet rrjetit social "Facebook" do t'i ngjajë trukeve të shumta të "dëshirëmir­ave qeveritare" me të cilat na ka përmbytur kjo qeveri- OJF gati virtuale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania