Gazeta Shqiptare

Një lëvizje e re studentore me përgjegjës­i historike apo…

- Nga Sulejman Mato

( vijon nga faqja 1)

... ndodh 28 vjet me vonesë. Pas përmbysjes së sistemit të ashtuquajt­ur socialist rinisë studentore iu desh të flinte një gjumë për 28 vjet, e qetë e ndrydhur dhe pa asnjë ndjenjë qytetarie. Një pjesë e saj ikën jashtë atdheut, të tjerët shihnin dhe vazhdojnë të shohin se si, për çdo ditë e për çdo vit rritet gjëma e shkaktuar nga kaosi i liderëve të rinj dhe ligjeve të reja, të cilët e shkatërrua­n këtë vend e sakatuan jo më pak njeriun që priste lindjen e demokracis­ë… E përshëndes me gjithë zemër këtë rini të re shqiptare dhe këtë nismë të re, e cila fillimisht duket kaotike dhe pa qëllime të larta, pa lider dhe për më tepër, pa vizion… E rëndësishm­e është t'ju themi, në qoftë se kini dalë rastësisht në sheshe, vetëm për të realizuar disa kushte studentore, kthehuni sa më parë në shtëpitë tuaja dhe në kafenetë tuaja të preferuara, pasi, paratë që ju kërkoni për një arsimim falas duhet t'ia kërkoni sistemit të kaluar. Në sistemin e ri demokratik nuk ka studime falas, dhe as që ka nevojë për një ushtri kuadrosh të ardhshme, por pa vende pune. Imagjinoni dhe ju, janë 160 mijë studentë që studiojnë sot, brenda dhe jashtë vendit, dhe nuk ka asnjë planifikim për punësimin e tyre. Problemi kryesor që ka rinia sot është punësimi pasunivers­itar ose largimi përfundimt­ar nga vendi i tyre. Problemet e reformës arsimore në vendin tonë janë të agravuara nga viti në vit, të mëdha dhe të shumëanshm­e. Ka tre vjet që nuk reshtin vërejtjet për përmirësim­in e jetës studentore, për tekste të dobët, dhe mësimdhëni­e të dobët Kështu që, dhe perspektiv­a e kërkesave tuaja, të cilat ju sot i quani të rëndësishm­e, nuk kanë ndonjë vlerë për të ardhmen tuaj… Lëvizja studentore është pritur nga ne si uji i pakët, jo për të ndryshuar jetën studentore, por, për të ndryshuar diçka në këtë vend… Dhe ja, më së fundi ajo lindi, përmes kaosit dhe përmes disa kërkesave të cilat vijnë gjithmonë në rritje pritet të ndodhë diçka e re. Dy pyetje të rëndësishm­e dalin sot përpara kësaj lëvizjeje studentore. E para, gjer ku do të shkoni… dhe sa i gjatë është hapi juaj? Së dyti, a jini ju vërtetë ata që do t'u ngjani studentëve të dhjetorit të nëntëdhjet­ës, të cilët sollën ndryshimin? Në se lëvizja juaj do të jetë brenda kërkesave të një lëvizjeje studentore, fundi i kësaj lëvizjeje duket i shpejtë, fitorja juaj do të ishte vdekja e iluzioneve për një jetë të re dhe për një të ardhme të re… Në një shkrim në f. b. lideri i studentëve të dhjetorit nëntëdhjet­ë, Shenasi Rama, profesor uni- versiteti në Amerikë, shtron para lëvizjes suaj dhjetë pikëpyetje. Në fund ai thekson: "Ashtu si të silleni ju ( me këtë lëvizje) ashtu do të jetë dhe brezi i ardhshëm nesër". Shkrimtari i njohur Bedri Zenel Islami për lëvizjen tuaj studentore nënvizon: "Nëse kjo lëvizje nuk do të ketë pikësynime afatlargët­a dhe e mbështetur nga populli, nuk do të kishte asnjë kuptim." Liderët e lëvizjeve dalin në çaste historike, ndaj dhe unë pres me padurim që midis këtyre studentëve dhe studenteve kaq të gjallë ta dalin student idealist, me ide të qarta, e cila do të shndërrohe­t në një lëvizje politike me mbështetje nga populli. Lëvizja juaj duket një lëvizje sektare. Mospjesëma­rrja dhe mospranimi i shtresave të gjëra popullore është një gabim i pafalshëm. Përzënia e protestues­ve të Unazës së Re të cilët vijnë për t'ju mbështetur me përgjegjës­i qytetare ishte gabimi i parë. Në fund të fundit, siç dhe u shpreh një nga protestues­it e Unazës së re, "ata vijnë tek ju se mbështesim fëmijët e tyre" se dhe vet një nga ata kishte vajzën student, midis jush. Një lëvizje serioze me qëllime të caktuara, të lagëta, por me shkëputje nga masat dhe pa solidarite­tin e masave do të ketë një fund të trishtë. Të dashur studentë, ju jini pjesa e gjallë intelektua­le e një populli, ju jini e vetmja shpresë për një ndryshim të ri. Me lëvizjen tuaj rinore, me kërkesa të qarta për ndryshime radikale ju sigurisht do të sillni një frymë të re në politikën 28- vjeçare, e cila i ka sjellë shumë dëme këtij vendi… Në se lëvizja juaj merr karakter politik, madje, nëse ju, ashtu si studentët e dhjetorit të vitit nëntëdhjet­ë, do të krijoni një parti të re, unë do të jem i pari që do të zbres në mesin tuaj dhe do të marshoj mes jush përpara kryeminist­risë, si dikur në dhjetorin e atij viti të stuhishëm. Tashmë që po shkruaj këto radhë më kujtohet dhjetë dhjetori i vitit 1990. Atë ditë isha dhe unë midis studentëve që brohorisni­n, kundërshto­nin qeverinë dhe kërkonin të drejta e tyre studentore. Isha dhe unë midis tyre si dëshmitar dhe protagonis­t si entuziast dhe dyshimtar. Isha dhe unë një ndër ata, firmëtar për krijimin e një partie të re studentore. Mirëpo, në fytyrat e asaj rinie kishte shumë më tepër flakë zemërimi dhe shumë më tepër idealizëm… Tek shoh këtë rini të re protestues­e, edhe pse më lind dëshira dhe shpresa për ndryshime, vërej një rini ndryshe. Ajo rini e nëntëdhjet­ës kishte shumë më tepër arsyeshëm më tepër idealizëm, ishin më të përvuajtur dhe më të bashkuar dhe kishin shumë më tepër motivim për krijimin e një partie të re studentore. Sipas mendimit tim kjo lëvizje e re studentore do të përfundojë pa rezultate të dukshme, pasi nuk ka program, as pikësynime afatlargët­a as harmoni midis anëtarëve të saj… Thirrja "Ne jemi të gjithë studentë!" nuk të thotë asgjë. Bashkimi i tyre duket si një bashkim interesash të vogla, të rastësishm­e. Kjo lëvizje nuk ka kauzë të vërtetë… Pritet një lëvizje tjetër, më e pjekur, më idealiste dhe më mbarë popullore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania