Gazeta Shqiptare

Protesta para Kryeminist­risë, studentët nuk tërhiqen

"Jemi kundër kësaj diktature shumë të madhe, na kanë hedhur për vite si lecka” Të rinjtë mblidhen sot para parlamenti­t

- Valentina Madani

Në ditën e tetë të pro testës, studentët e universite­teve publike kanë bojkotuar mësimin dhe kanë marshuar nga fakultetet e tyre drejt Ministrisë së Arsimit dhe Kryeminist­risë. Me pankarta në duar, ata kanë zgjedhur të ndahen në dy grupe për të mos hequr dorë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Nën thirrjet "Ulni tarifat", "Kafshatë që s'kapërdihet është or vlla tarifa", "Shkurtoni kostot, jo ëndrrat", "Koha për studentët", "Duam barazi", "Nëse s'ka drejtësi për studentët, s'ka paqe për qeverinë" etj., të rinjtë edhe pse më të paktë në numër se ditët e mëparshme, kanë theksuar se nuk do të ulen të dialogojnë me kryeminist­rin e vendit dhe nuk do të negociojnë pa nisur zbatimi i kërkesave të tyre. Ata kanë bërë thirrje që nesër ( sot) protesta e tyre do të zhvendoset para parlamenti­t, ndërkohë që kanë theksuar se të gjithë bashkë nuk do të tërhiqen. Protestës së studentëve para Kryeminist­risë i janë bashkuar edhe një grup studentësh të ardhur nga Shkodra. Edhe mbrëmjen e djeshme, studentët kanë zgjedhur të qëndrojnë pa lëvizur para godinës së Kryeminist­risë dhe Ministrisë së Arsimit e kanë përballuar të ftohtin mbështjell­ë me batanije e madje kanë ndezur edhe një zjarr për t'u ngrohur sadopak. Të rinjtë kanë bërë thirrje që të bashkohen të gjithë në kauzën studentore në një kohë që qytetarët u kanë shpërndarë ushqim e batanije në shenjë sensibiliz­imi. "Kjo protestë është kundër një diktature shumë të madhe, sepse ne nuk dëgjohemi e madje nëse dikur të persekuton­in, sot asnjë student nuk është dëgjuar, por jemi hedhur poshtë si lecka me disa fasada të turpshme. Mesazhi im nuk është për pushtetarë­t, por për studentët, për miqtë e mi që ndihen të demotivuar. Ne duhet të vazhdojmë! Ne do ta bëjmë Shqipërinë, sepse është një vend që ia vlen e nuk kemi pse të ikim në shtete të tjera për të jetuar atje. Të gjithë duhet t'i themi stop të ftohtit në auditor, t'i themi stop konvikteve me kushte të mjerueshme që jetojmë si kafshë e duhet t'i themi stop mungesës së përfaqësis­ë sonë. Për këtë duhet të jemi të gjithë të bashkuar, nuk duhet të biem", - tha një studente e Fakultetit Ekono- mik gjatë protestës.

DEKLARATA E SENATIT TË UT- SË

Edhe senati akademik i Universite­tit të Tiranës ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve dhe ka theksuar në një deklaratë se nuk ka bërë kërkesë drejt MASR për vendosje tarifash për provimet e mbartura. "Universite­ti i Tiranës nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosje tarifash për provimet e mbartura ( pika 4 e shfuqizuar e Vendimit nr. 288, datë 21.5.2018, të Këshillit të Ministrave, ' Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për stu- dentët që ndjekin studimet në Institucio­net Publike të Arsimit të Lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesiona­le me kohë të plotë')", - thekson senati i UT- së. Më tej, ky i fundit shton se mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmim­in e tarifave të shkollimit dhe madje ka ngarkuar Bordin e Administri­mit të bëjë përllogari­tjen e efekteve financiare për UT- në. "Në kuadër të arsimit cilësor, etikës në kërkim, transparen­cës dhe përfshirje­s më të gjerë të studentëve, merr për- sipër të përshpejto­jë të gjitha mekanizmat përkatëse materiale dhe procedural­e për realizimin e tyre brenda këtij viti akademik. Në aktet e brendshme të Universite­tit të Tiranës do të parashikoh­en rregulla të qarta për rritjen e pjesëmarrj­es së studentëve në veprimtari­të akademike dhe financiare. Universite­ti i Tiranës merr përsipër ngritjen e një grupi të përbashkët pune pedagogëst­udentë për shqyrtimin e të gjitha problemati­kave të ngritura si dhe të çështjeve të tjera që lidhen me përmirësim­in e veprimtari­së së UTsë", - thekson senati.

 ??  ??
 ??  ?? Studentët duke protestuar gjatë natës para Kryeminist­risë
Studentët duke protestuar gjatë natës para Kryeminist­risë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania