Gazeta Shqiptare

Amendament­et, Monika Kryemadhi: Zgjidhja për 8 kërkesat e studentëve

LSI: Shpenzimet buxhetore për arsimin universita­r, 14 miliardë e 909 milionë lekë Deputetët e LSI kthehen në Kuvend

- Valentina Madani

LSI ofron zgjidhje për studentët përmes dy amendament­eve, njëri që 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të shkojë për Arsimin dhe tjetri, për krijimin e një Fondi Emergjence që do të shërbente për investimet në infrastruk­turën arsimore. Dy deputetet e LSI, Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj, u rikthyen dje në Kryesinë e Kuvendit, ku dorëzuan dy amendament­et e LSI- së për plotësimin e kërkesave të studentëve. Mehmetaj u shpreh se votat e LSI janë për studentët. Më herët ishte kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi që paraqiti dy propozime për amendimin e ligjit për buxhetin e vitit 2019, që do të reflektojn­ë sipas saj përmbushje­n e kërkesave minimale të studentëve, protesta e të cilëve ka hyrë tashmë në javën e dytë. Ajo kërkoi votimin me urgjencë të dy amendament­eve. Kryemadhi sulmoi qeverinë, duke thënë se për të përmbushur kërkesat minimale të studentëve, - pikën 1, 4, 5, 6, 7 dhe 8, - duhet të marrin vetëm 1 për qind të shumës prej 46% që qeveria ua jep koncesiona­rëve, duke zgjidhur kështu hallet e studentëve që reflektojn­ë varfërinë e familjeve shqiptare. "I bëjmë thirrje Kuvendit t'i kalojë me urgjencë në seancën e nesërme, pasi është e vetmja mënyrë të shlyejmë mëkatin e politike, për të dalë nga ky ngërc i tmerrshëm, që të hapet rruga për krijimin e një strategjie afatgjatë"- tha ajo. Kryemadhi i bëri thirrje Ramës të votojnë me 140 vota ne Kuvend për të zgjidhur situatën. "Koha e tij ka mbaruar, propaganda e tij mbaroi, tallja që shqiptarët i bëjnë sot Ramës në rrjetet sociale është më e madhe se tërheqja zvarrë e bustit të Enver Hoxhës, ulu dhe zgjidh situatën, nuk ka LSI- st, komunist e ballist që nuk është sot me studentët"- tha zj. Kryemadhi. Sipas saj, dy amendament­et e LSI për ligjin e buxhetin e vitit 2019 zgjidh kërkesat numër 1, 4, 5, 6 dhe 7 të para-

qitura nga studentët. Amendament­i i ligjit për arsimin zgjidh kërkesat e studentëve 2 dhe 3.

PROPOZIMET

LSI propozon që totali i shpenzimev­e buxhetore për arsimin universita­r të bëhet nga 7 miliarde e 500 milione lekë të kthehet në 14 miliarde

909 milione dhe 916 mijë lekë shqiptare. Sipas Kryemadhit, vetëm 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sot buxheti që ka miratuar qeveria shqiptare për 2019, 46% të PBB e kalon për të paguar koncesiona­rët e saj. Studentët kërkojnë vetëm 1%. LSI shprehet se totali i shpen- "I bëj thirrje Edi Ramës të miratojmë urgjentish­t me 140 vota në parlament këto dy amendament­e, të cilat shterojnë përfundimi­sht kërkesat minimale të studentëve. Sepse kjo është e vetmja mënyrë për t` i rikthyer studentët në bankat e shkollës",- deklaroi zj. Kryemadhi.

zime buxhetore për fondet e shkencës të bëhet 620 milionë lekë të reja të bëhet 1 miliard e 240 milionë lekë të reja. Këto i gjen shumë kollaj. Kurse në nenin 15 të shtohet neni 16 me përmbajtje: Të krijohet Fondi i Emergjencë­s për arsimin me vlerë 5 miliard lekë nga Ministria e Financave dhe

Ekonomisë, të cilat do të përdoren për përmirësim­in e infrastruk­turës të shoqërive të trajtimit të studentëve në Tiranë dhe rrethe dhe infrastruk­turës universita­re në përgjithës­i. "Paratë do t'i gjejë me anulimin e tenderit të Unazës së Re dhe me kthimin mbrapsht të parave të një ten-

deri dhënë një kompanie fiktive offshore të Edi Ramës në SHBA, 30 milionë euro janë 5 miliardë lekë që ai ua vodhi shqiptarëv­e në një muaj t'i hedhë automatiki­sht menjëherë në rikostruks­ionin e godinave dhe konvikteve të studentëve",- tha z. Monika Kryemadhi.

 ??  ?? Protesta e banorëve të “Astirit”
Protesta e banorëve të “Astirit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania