Gazeta Shqiptare

Rama: Një ditë tjetër e humbur kot, pakt për universite­tin

"Kështu funksionon në klinikën e doktoreshë Monës dhe në gjumin e Lul Artistit" Qeveria ka mohuar shkarkimin e anëtarëve të bordeve

-

Një tjetër ditë të hum bur kot. Kështu e ka përkufizua­r dje në mbrëmje kreu i qeverisë, Edi Rama, protestën e studentëve dhe vendosmëri­në e tyre për të mos dialoguar me qeverinë, duke kërkuar plotësim të 8 kërkesave të tyre pa kushte. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale dje pasdite, kryeminist­ri Rama shprehet se është e paarsyeshm­e për një demokraci që të parashtros­h kërkesa, por pa qenë gati që të ulesh dhe të diskutosh për to. "Një tjetër ditë e humbur me arsyen e mosarsyes: Kam kërkesa, po s'dua të flas për to, prandaj m'i plotëso!", shkroi Rama. Më tej ai aludon se studentët po përdoren nga politika dhe në mënyrë të veçantë nga opozita dhe grupime të tjera pranë saj. "Kështu funksionon në klinikën e doktoreshë Monës, në gjumin e Lul Artistit, në megafonin e profesor Qorrit, po jo në mësimet e demokracis­ë e të prindërve tuaj. Unë ju pres", u shpreh Rama në komentin e vet. Ndërkohë që më parë, gjatë paradites së djeshme ai pati disa komente të tjera në rrjetet sociale, duke kërkuar t'u tregojë studentëve se vijon të mbetet i gatshëm që të dialogojë me ta në çdo kohë dhe për çdo gjë që ata shtrojnë. Rama u kujtoi studentëve që vijonin të protestoni­n para zyrës së tij dhe para Ministrisë së Arsimit se gjithçka duhet bërë tani është të ulen dhe të flasin. Në mesazhin e tij, ai theksoi se 8 kërkesat e studentëve janë vetëm pikënisja e një faze të re transformi­mi të botës sonë universita­re. "Të dashur studentë protestues, gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim. 8 pikat janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformi­mi të botës sonë universita­re. Dhe këtë transformi­m mund, duhet e do ta bëjmë vetëm së bashku, përmes një Pakti për Universite­tin mes studentëve dhe qeverisë", shkroi Rama. Ai u shpreh i gatshëm që një nga kërkesat kryesore të studentëve që ka të bëjë me uljen e tarifave ta plotësonte që para festave të fundvitit. "Adresimin e 8 pikave duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave, ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s'ka

Njoftim për shitje me ankand

realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të doktoreshë Monës e të profesor Lulit. Unë jam gati dhe s'kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajë, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 pika", theksonte më tej kryeminist­ri në mesazhin e tij. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme Kryeminist­ria hodhi poshtë një lajm të hapur në media se kryeminist­ri Rama kishte urdhëruar ndërkohë shkarkimin e përfaqësue­sve të qeverisë në bordet e administri­mit të universite­teve. Sipas këtij reagimi, ky hap nuk do të ndërmerrej para se studentët të uleshin për dialog. "Kryeminist­ria sqaron se lajmi për shkarkimin e përfaqësue­sve të qeverisë në bordet e administri­mit të universite­teve dhe drejtorët e konvikteve është i pavërtetë. Kryeminist­ri Rama rithekson se është në pritje të hapjes së dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universite­tin", thuhej në njoftimin e Kryeminist­risë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania