Gazeta Shqiptare

Banorët e "Astirit": Rama ik, të rrëzohet projekti i Unazës

39 ditë protestë, qytetarët bllokojnë rrugët: Larg shtëpive tona, o hajdut! "Qendro dhe Gjiknuri të dorëhiqen"

- Valentina Madani

Banorët e zonës së "Astirit" dolën sër ish dje në protestë, duke u vendosur në të dyja asket e rrugës pranë mbikalimit në këtë zonë, duke bllokuar qarkullimi­n e mjeteve. Ata vijojnë të kërkojnë dëmshpërbl­im 100% për shtëpitë, të cilat do të preken nga projekti, që sipas tyre, është i paligjshëm dhe i ndërmarrë vetëm për përfitime personale të qeverisë. Të veshur me jelekë fosforeshe­ntë, banorët e Unazës së Re kërkuan edhe arrestimin e çdo politikani që sipas tyre është përfshirë projektin e Unazës së Madhe, konkretish­t atë të kreut të ARRSH- së, Afrim Qendro dhe ministrit të Transporte­ve, Damian Gjiknuri. Ata përkrahen në kërkesat e tyre, sikurse janë përkrahur në më shumë se një muaj, edhe nga deputetë të opozitës, sikurse Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari. Ky i fundit, sikurse banorët e zonës, shprehu mbështetje­n e opozitës ndaj protestës studentore dhe u bëri thirrje politikanë­ve që të mësojnë nga organizimi i paqtë i tyre. "Larg shtëpive tona", "O Erion, o hajdut", "Shtëpia jonë është jeta jonë", "Na ndihmoni qytetarë të mbrojmë fëmijët tanë", këto janë disa nga parullat e banorëve që mbahen nëpër duar e brohoriten njëzëri. Protestues­it dogjën edhe goma në rrugë. Protesta tek Unaza e Re shënon ditën e 39, ndërsa banorët kundërshto­jnë prishjen e banesave të tyre siç e parashikon plani për ndërtimin e aksit nga sheshi "Shqiponja", te mbikalimi pranë pallatit me shigjeta. Tanimë, ata kërkojnë edhe rrëzimin e projektit. Nga megafoni i protestës u kërkua dorëheqja e kryeminist­rit Edi Rama; kreut të ARRSH- së, Afrim Qendro dhe Damian Gjiknurit, ministri i Transporte­ve, lidhur me falsifikim­in e dokumentev­e të një prej kompanive fituese të tenderit të një loti të rrugës. Banorët shprehën solidarite­t edhe me protestën e studentëve. "Studentët janë bijtë tanë", thirrën ata në kor. Në protestë ishin edhe deputetë të opozitës dhe bashkë me ta, edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari përkrahu nga protesta e banorëve të Unazës se Re studentët, duke u shprehur se politikanë­t duhet të marrin shembull nga mënyra paqësore dhe e organizuar e tyre. Më tej, Braimllari u shpreh se kryeminist­ri Edi Rama nuk do t'ia dijë për qytetarët, pasi sipas tij, nëse do kishte interes për ta, do të kishte kontribuar deri më tani për mirëqenien e vendit dhe do t'i kishte shmangur protestat e banorëve të Unazës së Re dhe të studentëve. "Ky vend ka të keqen e papunësisë, të varfërisë. Çdo e keqe tjetër lidhet së bashku me këto të përmendura dhe fajtori ka vetëm një emër, Edi Rama", u shpreh deputeti i LSI- së. Banorët e mbështesin tanimë qëndrimin e tyre edhe te materialet e publikuara pak ditë më parë në emisionin "Të Paekspozua­rit", të cilat ngritën dyshime për falsifikim­in e dokumentev­e në SHBA nga kompania fituese e lotit të parë të Unazës së Madhe me vlerë 18.8 mln euro, "DH Albania shpk".

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha me banorët e Unazës së Re
Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha me banorët e Unazës së Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania