Gazeta Shqiptare

Dënimi i Emiljano Shullazit, reagon ambasada e SHBA- ve: Ne duhet të festojmë edhe vetë procesin

"Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit"

-

Një muaj pas dënimit me 55 vite burg të Emiljano Shullazit dhe katër anëtarëve të bandës së tij nga Gjykata e Krimeve të Rënda është përshëndet­ur jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga përfaqësia diplomatik­e e akredituar në Shqipëri. Ambasada amerikane ka reaguar sërish për këtë çështje, e cila përmes zv. ambasadori­t në detyrë, Daniel Koski, është shprehur se të gjithë duhet të gëzojnë për procesin e drejtësisë. "Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim, por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësish­t zhurmës që e rrethoi. Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e prezumoi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin. I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne", thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA- ve, shpërndarë në "Facebook". Nuk është hera e parë që ambasada amerikane flet për çështjen "Shullazi". Një ditë pas dënimit të tij me 14 vite burg dhe konkretish­t më 14 nëntor të këtij viti reaguan disa ambasada në Tiranë, mes të cilave ambasada e SHBA- ve, Britanisë së Madhe dhe ajo gjermane. Ndërsa, vendimi u mirëprit edhe nga OSBE. Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA deklaroi: "Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë, që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëv­e shqiptarë, të cilët duke u bazuar në pro- va, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndes­im shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin ' Kush e ka radhën'"?

DËNIMI I GRUPIT "SHULLAZI"

Pas afro 50 seancash gjyqësore ka marrë fund saga "Shullazi" në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në seancën e zhvilluar më 13 nëntor, kjo gjykatë dënoi me 14 vjet burg "kokën" e këtij grupi kriminal, Emiljano Shullazi. Ky i fundit u shpall fajtor për akuzat e gjobëvënie­s dhe krijimit të grupi të strukturua­r kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzën e presionit dhe kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrim­it të pronës, për vendosje tritoli biznesmeni­t Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnje. Gjithashtu, trupa gjykuese e drejtuar nga gjyqtari Fran Prendi dha vendimet dhe për 4 anëtarët e tjerë të grupit në fjalë. Konkretish­t, gjykata vendosi dënimin me 12 vite burg për Gilmando Danin, 10 vjet burg për Indrit Qyqjan, 10 vite burg për Indrit Zelën si dhe 9 vite për Blerim Shullazin. Gjykata dha një masë shtrëngues­e, që të pandehurit të mos përfitojnë nga e drejta e lirimit me kusht, ndërsa dënimin do e kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë. Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës, ndërsa prokuroria kërkoi 64 vite për 5 të pandehurit. Procesi gjyqësor u zhvillua nën masa të rrepta sigurie te Krimet e Rënda, ndërsa seanca u monitoruar nga përfaqësue­s të ambasadës amerikane dhe asaj gjermane. Trupit gjykues iu deshën rreth 3 orë e gjysmë për të marrë vendimin final për bandën e Emiljano Shullazit.

DËNIMET PËR GRUPIN "SHULLAZI"

 ??  ?? Banda “Shullazi” në sallën e gjyqit
Banda “Shullazi” në sallën e gjyqit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania