Gazeta Shqiptare

Krijohet Këshilli i Lartë Gjyqësor, zgjidhen 6 anëtarët e rinj nga radhët e gjyqtarëve

OSBE: Do vijojmë të mbështesim reformën në drejtësi

-

lit të Lartë të Gjyqësor ka reaguar OSBEE- ja. Në reagim, OSBE thotë se mirëpret ngritjen e Këshillit të Lartë të Pro- kurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucio­ne të cilat sipas saj janë the- melore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesiona­l dhe të besueshëm. "Prezenca e OSBE- së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin", - thuhet ndër të tjera në reagimin e OSBE- së.

REAGIMI I SHBA

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë mirëpret krijimin e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ne përgëzojmë prokurorët dhe gjykatësit që morën pjesë në votim për kurajon e tyre dhe që zgjodhën të ndryshojnë historinë e Shqipërisë. Krijimi i Këshillave shënon një hap vendimtar në zbatimin e reformës në drejtësi të Shqipërisë, e cila zëvendëson një sistem të prishur me një sistem me integritet, i cili përmbush dhe u shërben nevojave të qytetarëve shqiptarë. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë janë dy shtyllat e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor. Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë do të mundësojë tani krijimin e Strukturës Speciale Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm të përhershëm. Këto institucio­ne të drejtësisë janë të gjithë gurë të rëndësishë­m në ndërtimin e shtëpisë së drejtësisë. Aktorët kombëtarë duhet tani të konsolidoj­në këtë përparim të reformës në drejtësi, përfshirë edhe nëpërmjet rekrutimit dhe emërimit të magjistrat­ëve të rinj, gjë që është vendimtare për funksionim­in e gjyqësorit. Një gjyqësor i fortë dhe i pavarur është kritik për të sjellë për popullin shqiptar rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Shtetet e Bashkuara mbe- ten plotësisht të angazhuara në mbështetje­n e Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor, i cili sjell drejtësinë për të gjithë qytetarët shqiptarë".

 ??  ?? Votimi i djeshëm për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ- së
Votimi i djeshëm për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania