Gazeta Shqiptare

Zbardhet vendimi: 50 mijë lekë të vjetra shpërblim për pensionist­ët

Këshilli i Ministrave: Paratë mund t'i tërhiqni brenda dhjetorit. Fondi 3.278 miliardë lekë Tabela e plotë, cilat janë kategoritë që e përfitojnë

- Voltiza Duro

Brenda

muajit dhjetor, pensionist­ët në mbarë vendin do të marrin 50 mijë lekë të vjetra shpërblim për festat e fundvitit. Ky vendim është marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave dhe është miratuar nga kryeminist­ri i vendit Edi Rama. "Gazeta Shqiptare" publikon sot të gjitha kategoritë që do të kenë mundësinë të marrin këtë shpërblim. Fondi për shpërblime­t e pensionist­ëve do të përballohe­t nga buxheti i sigurimeve shoqërore e llogaritet në vlerën 3 miliardë e 278 milionë lekë. "Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2018, ato të paguhen gjatë vitit të ardhshëm. Administri­mi i fondeve buxhetore të shpërblimi­t të pensionist­ëve, caktimi i shpërblimi­t për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare, sh. a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura që zbatohen për administri­min e fondit të sigurimeve shoqërore",- nënvizohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

KUSH E PËRFITON?

Përkatësis­ht 50 mijë lekëshin do e marrin të gjithë personat që marrin pension pleqërie, pension invalidite­ti, pension familjar dhe pension social. Të drejtën për të përfituar shpërblimi­n në masën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të pensionit deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

"Shpërblimi­n e fundvitit e marrin edhe individët që marrin pension, sipas ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972, "Për pensionet e anëtarëve të kooperativ­ave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë", dhe sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.",- theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Edhe personat që marrin pension, sipas ligjit nr. 150/ 2014, "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë", personat qe marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 8685, datë 22.6.2000, "Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë", të ndryshuar, dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004, "Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake", të ndryshuar kanë të drejtë të marrin shpërblimi­n e fundvitit. Ndërkohë këtë të fundit mund ta tërheqin edhe personat që marrin pension të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, "Për sigurimin shoqëror suplementa­r të ushtarakëv­e të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në

Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar. Kategoria e fundit e individëve që mund të marrë shpërblimi­n prej 50 mijë lekësh të vjetra është ajo e personave që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimi­n financiar si veteranë të LANÇ- it, sipas vendimit nr. 190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, "Për zbatimin e ligjit

nr. 7874, datë 17.11.1994, "Për statusin e veteranit të Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare të popullit shqiptar"", si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitav­e të ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, "Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë".

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Këshillit të Ministrave
Faksimile e vendimit të Këshillit të Ministrave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania