Gazeta Shqiptare

Projektlig­ji, rritje pensioni deri në 20% për 26 mijë persona

Minatorët, naftëtarët dhe metalurgët do të përfitojnë pension suplementa­r Masa nga 0.6 deri në 1 për qind për çdo vit

-

shumë se 26 mijë per sona që kanë punuar apo punojnë ende në miniera, industrinë e naftës, gazit dhe në metalurgji do të kenë mundësi të përfitojnë pension suplementa­r, përveç masës së përfitimit që marrin nga pensioni i pleqërisë. Ministria e Financave ka përgatitur projektlig­jin që u jep mundësi këtyre kategorive që kanë kryer apo kryejnë ende punë të vështira në këta tre sektorë të veçantë të ekonomisë për të pasur një trajtim financiar më të mirë se sa ai që kanë pasur deri më tani. Kështu, përveç pensionit të pleqërisë, masa e pensionit suplementa­r që do të marrin sipas këtij drafti varion nga 0.6 deri në 1 për qind shtesë për çdo vit pune në profesion të siguruar.

PËRFITUESI­T

Përfitues të trajtimit të veçantë që bën ky projektlig­j do të jenë të gjithë personat që kanë dalë në pension në bazë të ligjit të vitit 1966, atij të vitit 1993 dhe pensionist­ët që kanë përfituar sipas ligjit të vitit 2014 dhe të gjithë personat që kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës e të gazit dhe personeli inxhiniero- teknik, që ka punuar në ndërmarrje­t e sistemit të naftës, si shpim- kërkim, shpimshfry­tëzim, prodhimit, sizmikës, gjeofizikë­s kantierial­e, përpunimit dhe transport me naftësjell­ës dhe gazsjellës, si dhe punonjësit që kanë punuar në metalurgji. Sa i përket vjetërsisë në punë dhe periudhat e sigurimit për ata që janë aktualisht në pension projektlig­ji njeh përcaktime­t që kanë bërë ligjet e mëparshme për këto kategori. Ndërsa për ata që kanë kryer proceset e punës në miniera në nëntokë, në industrinë e naftës dhe në metalurgji pas vitit 1993 do të njihen për efekt përfitimi sipas këtij ligji, kur ato janë kryer dhe janë dokumentua­r, pavarësish­t nëse të punë- të bëhet sipas përcaktime­ve në dispozitat e ligjit nr. 150/ 2014 "Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë" dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Ndërsa për ish- punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit në profesione e punë që hyjnë në kategorinë e parë, mosha për burrat për të dalë në pension është 55 vjeç dhe për gratë 50 vjeç, ndërsa periudha e përgjithsh­me e sigurimit respektivi­sht do jetë 30 vjet dhe 25 vjet. Nga këto, vjetërsia në punë të kategorisë së parë do jetë 15 vjet për burrat dhe 12.5 vjet për gratë. Ndërsa për ish- punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit në profesione e punë të kategorisë së dytë, mosha e daljes në pension do jetë 60 vjeç për burrat dhe 55 vjeç për gratë. Ndërkohë që periudha e sigurimit të përgjithsh­ëm do jetë 30 vjet për burrat dhe 25 vjet për gratë, ndërsa vjetërsia në punë do jetë respektivi­sht 20 dhe 15 vjet. Të njëjtat kritere dhe periudha përcaktohe­n edhe për ish- punonjësit që kanë punuar në metalurgji. Ish- punonjësit e nëntokës, sipas përcaktime­ve në këtë ligj të cilët kanë përfituar, ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, përfitojnë shtesë pensioni për çdo vit periudhe sigurimi 1% e masës së pensionit të pleqërisë. Ndërsa punonjësit e industrinë së naftës e gazit dhe punonjësit e metalurgji­së 0,6% e masës së pensionit të pleqërisë për çdo vit pune në profesion të siguruar. Nisur nga dyshemeja e viteve në profesion që është 12.5 vite, rezulton se masa më e ulët e përfitimit do jetë 12.5 për qind e pensionit të pleqërisë, ndërsa masa maksimale mund të shkojë deri në mbi 20 për qind, kjo në varësi të viteve të punës në profesion.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania