Gazeta Shqiptare

Nisma ligjore, ndarja e përfituesv­e sipas çdo kategorie

-

Referuar

kushteve për pension, bazuar në të dhënat që disponohen nga Instituti i Sigurimeve, si dhe në numrin aktual të punësuarve në industrinë e naftës, parashikoh­et që numri i personave që përfitojnë të arrijë në rreth 7000, nga 9900 që përllogari­tej të ishte para ndryshimev­e me një efekt financiar vjetor rreth 750 milionë lekë. Në projekt të ligjit fillestar, efektet financiare ishin parashikua­r rreth 400 milionë lekë. Në reduktimin e këtij numri ka ndikuar përjashtim­i i disa profesione­ve të caktuara, që më parë konsideroh­eshin të rënda apo edhe të përjashtim­it nga kjo skemë e personave që kanë bërë falsifikim­e dokumentac­ioni. Ndërkohë që numri i përfituesv­e minatorë parashikoh­et të jetë rreth 16 mijë persona dhe efekti përllogari­tet rreth 530 milionë lekë në vit, ndërsa për metalurgji­në, numri i përfituesv­e parashikoh­et të jetë rreth 2500 me një efekt financiar rreth 250 milionë lekë. Procedura e aplikimit, dokumentac­ioni i kërkuar, si dhe procedura e llogaritje­s së pensionit do të përcaktohe­n me Rregullore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe përfitimet do të jenë objekt auditimi nga strukturat audituese të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Përfitimi nga ky ligj do të bëhet vetëm me aplikim të personave të interesuar.

suarit kanë kryer aktivitet ekonomik, në subjekte me kapital plotësisht ose pjesërisht shtetëror si dhe në subjekte private. Periudhat e sigurimit të pambuluara me kontribute të paguara në fondin e sigurimeve shoqërore nuk njihen të vlefshme për këtë projektlig­j.

MASA E PËRFITIMIT

Personave të këtyre tri kategorive u sigurohen përfitime

suplementa­re, mbi ato të përcaktuar­a në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", në tri mënyra, si pension për shkak të profesioni­t ( llojit të punës), shtesë mbi pensionin e pleqërisë dhe shtesë mbi pensionin e invalidite­tit. Përcaktimi i vjetërsisë për ish- punonjësit që kanë kryer procese pune në miniera në nëntokë do të vazhdojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania