Gazeta Shqiptare

Skandali me tenderat, ARRSH padit në prokurori kompaninë "DH Albania"

Kompania që është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës fitoi tenderin e Unazës Firma fitoi tenderin 11 milionë euro nga OST

-

Autoriteti Rrugor Sh qiptar kallëzon penal isht në Prokurorin­ë e Tiranës kompaninë "DH Albania". ARRSH kërkon hetimin e kësaj shoqërie për dy vepra penale, që lidhen me falsifikim­in e dokumentev­e dhe mashtrimin. Autoriteti Rrugor pranon në shkresën dërguar prokuroris­ë se kompania është themeluar në datën 25 qershor të vitit 2018, disa muaj përpara shpalljes së tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe, me vlere 18 milionë euro, ku dhe është shpallur fituese. Por, ARRSH nënvizon se dokumentet e paraqitura nga kjo firmë kanë qenë të falsifikua­ra." Këto veprime - nënvizon ARRSH - dëmtojnë imazhin e institucio­nit tonë dhe buxhetin e shtetit". Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka nisur një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik për të përjashtua­r nga tenderat bashkimin e kompanive "Biba X" dhe "DH Albania" dhe pritet të shpallë së shpejti rihapjen e tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe. Përmes dokumentev­e të falsifikua­ra, "DH Albania" ka fituar edhe tenderin prej 12 milionë eurosh të Operatorit të Sistemit të Transmetim­it për linjën 220 kilovolt BurrelPesh­kopi, procedurë kjo e anuluar dhe tenderi është rihapur këtë të mërkurë. Pritet që edhe OST të dorëzoje në prokurori dokumentac­ionin për tenderin e fituar nga "DH Albania". Si ARRSH, ashtu edhe OST kanë dërguar zyrtarisht kërkesën për të vjelë garancinë e kontratës të lënë nga "DH Albania", vlera e së cilës arrin në afro 4 milionë euro. Kjo garanci vlen për të dy tenderat që kanë një vlerë prej 30 milionë eurosh. "Zëri i Amerikës" raportoi të martën se ka dyshime të forta që pas January 28th of 2019 kompanisë "DH Albania" fshihet biznesmeni i njohur Bashkim Ulaj. Sipas "Zërit të Amerikës", para një muaji për- Skandali i mashtrimit me tenderin për Unazën e Madhe u denoncua në emisionin të "Të paekspozua­rit" në "News 24". Ndërkohë, hetime për kompaninë në fjalë po kryhen edhe në SHBA. Më herët, zyra e sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi se ka filluar hetimet për të përcaktuar nëse kompania "Dunwell Haberman", ose ndonjë prej zyrtarëve të saj është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikim­e.

faqësuesi i firmës "DH Albania", 26- vjeçari Avdiol Dobi e ka transferua­r adresën e tij në kullën "ABA Business Cen- ter", në pronësi të zotit Ulaj. Po ashtu, "Zëri i Amerikës" bën edhe një lidhje tjetër mes kompanisë "Gener 2" të Ulajt me skandalin e tenderit të lotit të parë të Unazës së Madhe, duke thënë se bilanci i kompanisë "Dunwell Haberman", i dorëzuar në Qendrën e Regjistrim­it të Bizneseve rezulton të jetë përkthyer nga zonja Shenda Kruja, e cila nuk figuron në listën e përkthyesv­e zyrtarë, të miratuar nga Ministria e Drejtësisë dhe rezulton në rrjetet sociale si specialist­e pranë kompanisë "Gener 2". Kontrata e "DH Albania" po hetohet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kjo kompani rezulton se ka falsifikua­r edhe një certifikat­ë të sekretarit të Shtetit të Delaware, që vërtetonte se ajo nuk kishte detyrime fiskale. Në Shqipëri, prokuroria po heton edhe për akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania