Gazeta Shqiptare

Hetim firmës "Dunwell Haberman" në SHBA, për falsifikim dokumentes­h

Mashtrim me datën e krijimit, figuron e regjistrua­r para 6 muajsh

-

Shqipëria

duket se po ndeshet me një skandal të ri korrupsion­i, lidhur me një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të Unazës së Madhe në Tiranë. Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistrua­r në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara. Zyra e sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për "Zërin e Amerikës" se ka përfunduar hetimet për të përcaktuar nëse kompania "Dunwell Haberman", ose ndonjë prej zyrtarëve të saj është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikim­e. U vërtetua se kompania kishte falsifikua­r dokumentac­ionin e saj. Firma "Dunwell Haberman" vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendës "DH Albania", e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të Unazës së Madhe në Tiranë. Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikim­e për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikua­r datën e krijimit. Në Dalaweare kompania figuron e regjistrua­r para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente sikur ekziston që

Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistrua­r në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara. Zyra e sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi për "Zërin e Amerikës" se ka përfunduar hetimet për të përcaktuar nëse kompania "Dunwell Haberman", ose ndonjë prej zyrtarëve të saj është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikim­e.

nga qershori i 1998- ës. Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikua­r është një certifikat­ë e sekretarit të Shtetit se kjo firmë nuk ka detyrime fiskale shtetit. Zëdhënësi i sekretarit të Shtetit, Doug Denison, i tha "Zërit të Amerikës" se për certifikat­ën nuk ka pasur asnjë kërkesë nga firma dhe as nuk është lëshuar ndonjë dokument. Dokumentet e falsifikua­ra dolën për herë të parë në Shqipëri gjatë emisionit "Të paekspozua­rit", në televizion­it "News 24".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania