Gazeta Shqiptare

Në pritje të Festivalit të 57 të Këngës, pretendent­ja kryesore Jonida Maliqi

Ermal Meta, surpriza e natës së parë

- Egla Xhemali

Na ndan gati një javë nga Festivali i Këngës së Radio Televizion­it shqiptar. Ndryshe nga sa ishte thënë, organizato­rët nuk e lanë publikun të presë më gjatë dhe këngët e 22 konkurrent­ëve u bënë publike në Youtube. Thuajse gjithçka është gati për të startuar edicionin e 57 të festivalit që do bëj bashkë zërat më të njohur të muzikës shqiptare. Në mesin e artistëve pjesëmarrë­s spikasin emra të suksesshëm të muzikës si Vikena Kamenica, Bojken Lako, Jonida Maliqi, Elton Deda, Eranda Libohova, Soni Malaj, Orgesa Zaimi, etj. Duket se ky vit do ketë konkurrent­ë të fortë. Burime për "Gazeta shqiptare" kanë pohuar se pretendent­ja kryesore për të fituar festivalin e fundvitit është Jonida Maliqi me këngën "Ktheju Tokës". Pas një shkëputje prej disa kohësh nga muzika Maliqi është rikthyer fuqishëm për të marrë pjesë në festivalin e 57 të këngës. Surpriza më e madhe që do u bëhet teleshikue­sve në këtë edicioni të 57- të mund të thuhet padyshim se është i ftuari special. Emral Meta, cili vjen si këngëtari shqiptar që ia doli të shpalosë vlerat dhe talentin në vendin fqinjë, duke qenë një nga kantautorë­t dhe artistët më të mirë në Itali. Ai do të vijë në natën e parë të Festivalit të fundvitit edhe si fituesi i "Sanremos", duke i dedikuar mes një agjende të ngjeshur vëmendjen e duhur publikut shqiptar. Gjatë konferencë­s për shtyp të mbajtur ditën e djeshme u zbuluan, gjithashtu, emrat e prezantues­ve të këtij spektakli, që sigurisht kanë një rol deciziv për të mbajtur ritmin e garës. Aktori Viktor Zhusti do të shënojë në këtë edicion eksperienc­ën e tij të dytë si moderator, pasi në Festivalin e 10- të të Këngës ai moderoi eventin me në krah aktoren Edi Luarasi. Natyrisht që publiku është kurioz për të mësuar se kush do e shoqërojë kësaj here aktorin në skenë. Përzgjedhj­a e këtij viti është jo e zakontë për Festivalin, pasi bëhet fjalë për një emër pothuajse të panjohur nga shqiptarët. Ana Golja, aktore, producente dhe këngëtare që jeton në Kanada. Është vetëm 22 vjeç dhe do të jetë në krah të Zhustit për të moderuar një nga eventet më të mëdha muzikore në vend. Ajo është me origjinë shqiptare, dhe gjuhën shqipe e ka mësuar nga gjyshërit e saj. Gjatë natës së dytë krahas performanc­ave të artistëve konkurrent­ë vetë prezantues­ja Ana Gojla do të ketë një numër special. Kujtojmë se vjet Shqipëria pati një përfaqësim dinjitoz në Eurosong me këngën "Mall" të Eugent Bushpepës që u prit mjaft mirë nga mbarë shtetet europiane dhe jo vetëm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania