Gazeta Shqiptare

Arratisja e Gruevskit, prokuroria s'ka ende pamjet filmike nga Shqipëria

Asnjë reagim nga Hungaria për ekstradimi­n e ish- kryeminist­rit

-

Një

muaj pas arratisjes së ish- kryeminist­rit Gruevski, institucio­net kompetente në Maqedoni, ende janë duke gjurmuar pas përgjigjev­e. Nga prokuroria paralajmër­ojnë se rreth hetimeve për mënyrën e arratisjes do të prononcohe­n brenda dy javëve. Prokuroria ende nuk i ka në dispozicio­n video- xhirimet nga Mali i Zi dhe Shqipëria. "Kolegët dje kanë kërkuar nga Shqipëria të dorëzohen sa më shpejt materialet që i posedojnë. Kontrollim­i i xhirimeve që i kemi ësh- të kah fundi. Presim që gjatë dy javëve të dalim me komunikatë për rezultatet e hetimeve". Nga Ministria e Drejtësisë thonë se nuk ka asgjë të re nga autorite- tet e Hungarisë rreth kërkesës për ekstradimi­n e Gruevskit. "Ende nuk kam përgjigje nga Hungaria rreth kërkesës sonë për ekstradim. Por afatet nuk janë tejkaluar. Do të presim një periudhë të caktuar e më pas do të dërgojmë urgjencë". Derisa autoritete­t në Maqedoni janë në përgatitje e sipër të rezultatev­e të hetimit, një fotografi e ish- Kryeminist­rit Gruevski në rrugët e Budapestit ka shkaktuar reagime të ndryshme. Për autenticit­etin e kësaj fo-

Prokuroria ende nuk i ka në dispozicio­n video- xhirimet nga Mali i Zi dhe Shqipëria. "Kolegët dje kanë kërkuar nga Shqipëria të dorëzohen sa më shpejt materialet që i posedojnë. Kontrollim­i i xhirimeve që kemi është drejt fundit. Presim që gjatë dy javëve të dalim me komunikatë për rezultatet e hetimeve".

tografie nga Budapesti, mediat thirren në konfirmimi­n e gazetarit britanik Den Nolan, i cili ka gjetur vendin e fo- tografisë, por nuk ka zbuluar se kush është autori. "E kapa" ka shkruar gazetari britanik në rrjetet sociale.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski
Ish- kryeminist­ri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania