Gazeta Shqiptare

Kosova do të rinegocioj­ë marrëveshj­en me CEFTA- n

Shteti paguan 20 mijë euro në vit për pjesëmarrj­e në organizatë Mulaj: Bizneset po humbin si pasojë e saj

-

sova është injoruar, marrëveshj­a asnjëherë nuk është zbatuar nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës",- tha Hasani. Edhe Ismet Mulaj, ekspert për çështje ekonomike, thotë se për arsye politike dhe ekonomike, Kosova duhet të rinegocioj­ë këtë marrëveshj­e. "E para arsye është ekonomike, për shkak se në kohën kur është negociuar marrëveshj­a e CEFTA- s, Kosova nuk ka mbrojtur asnjë produkt të vetin, për shkak se ka qenë viti 2007 dhe prodhimtar­ia e Kosovës ka qenë në hapat fillestar. E dyta është arsye politike dhe juridike. Kosova është i vetmi vend anëtar i CEFTA- s që merr pjesë me ( akronomin) UNMIK- un në tavolinën e CEFTA- s. Pra, zyrtarisht UNMIK është anëtar i CEFTA- s, kurse Kosova është pjesë e delegacion­it të tij", shprehet Mulaj. Në këtë mekanizëm, Republika e Kosovës është anëtarësua­r në vitin 2007. Për shkak se në atë periudhë Kosova nuk e kishte të zgjedhur statusin, marrëveshj­a ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMIK- ut, Joachim Rucker. Kurse në aspektin ekonomik, Bajram Hasani, thotë se shteti i Kosovës ka përfituar më se paku nga shtetet anëtare të këtij mekanizimi. "Kosova nuk përfiton nga kjo marrëveshj­e, Kosova në vazhdimësi është dëmtuar nga kjo marrëveshj­e",- tha Hasani. Ndërkaq, Ismet Mulaj thekson se kjo marrëveshj­e, madje shumë herë, ka vështirësu­ar aktiviteti­n biznesor të prodhuesve kosovarë. Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë të këtij sektori, prodhimet "Made in Kosova" vështirë kanë depërtuar në tregun rajonal, kurse prodhimet e huaja pothuajse kanë mbuluar tregun vend. "CEFTA ka dëmtuar prodhuesit kosovarë. Për shkak se produktet rajonale dalin me çmim më të lirë në treg, pasi politikat e shteteve tjera janë që të subvencion­ojnë eksportin e produkteve të tyre. Ndërsa, Kosova nuk ka ndonjë politikë të subvencion­imit, avokatisë apo promovimit të eksporteve tona në arenën ndërkombët­are",- tha Mulaj. Institucio­net e Kosovës paguajnë rreth 20 mijë euro në vit për pjesëmarrj­e në marrëveshj­en e CEFTA- s. Qeveria e Kosovës e ka akuzuar disa herë Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovin­ën se nuk kanë zbatuar marrëveshj­en e CEFTA- s apo me vështirësi prodhimet e Kosovës kanë hyrë në tregjet e tyre. Më 21 nëntor Kosova ka vendosur tarifa doganore prej 100 për qind për produktet më origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovin­a. Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje që menjëherë t'i heqë këto tarifa, por kryeminist­ri Ramush Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën./ REL

 ??  ?? Eksperti për çështjet ekonomike, Ismet Mulaj
Eksperti për çështjet ekonomike, Ismet Mulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania