Gazeta Shqiptare

Fate të trishta, inxhinierë­t e Maliqit dhe Harry Fultz

-

raporte të hartuara nga CIA, të deklasifik­uara vitet e fundit dhe akte të ndryshme ligjore të periudhës komuniste, ( Kushtetuta­t e viteve 1946 dhe 1976, si dhe akte ligjore të periudhës 1944- 1946). Megjithëse në vitet 1944- 1945 ende s'mund të flitet për një legjislaci­on të mirëfilltë të punës, kjo e fundit udhëhiqej dhe bazohej te parimi i ideologjis­ë së klasës punëtore. Puna fizike dhe mendore ishte njëlloj e detyrueshm­e për t'u kryer në bazë të ligjeve dhe rregullave të përshtatur­a qëkur regjimi erdhi në pushtet në fundin e vitit 1944.

Me objektivin për të realizuar "ndërtimin socialist të vendit", si dhe nga ana e PPSH- së, u përdorën jo vetëm krahë pune me pagesë, por në shumicën e rasteve në sajë të punës së detyruar të të burgosurve politikë të arrestuar nga Sigurimi i Shtetit, në kampet e punës të shpërndara në të gjithë cepat e Shqipërisë. Ligji "Për krijimin e Policisë Popullore", autorizont­e policinë të arrestonte individë dhe të dërgonte individë nëpër burgje apo kampe për pune të detyrueshm­e.

PUNA E DETYRUAR NË KAMPIN E MALIQIT

Një raport i hershëm i qeverisë amerikane, adresuar Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara detajonte kushtet çnjerëzore me të cilat trajtohesh­in këta të burgosur në kampet e punës dhe të internimit. Raporti përshkruan gjendjen në kampin e punës së detyruar për tharjen e Kënetës së Maliqit, së cilit i referohet si një prej "kampeve të vdekjes": "Të marra sot në shqyrtim, kushtet e punës atje do të binin në kundërshti­m të hapur me Konventën për të Drejtat e Njeriut, ashtu si dhe me rekomandim­et e Organizatë­s Ndërkombët­are të Punës ( ILO) mbi ndalimin e punës së detyruar sepse përveçse nuk garantonin mbrojtjen dhe sigurinë e duhur në punë, nuk respektoni­n as minimumin e dinjitetit njerëzor të të burgosurve. Konkretish­t, atyre u duhej që shumicën e kohës të kryenin punë të rëndë fizike në ujë, pa veshjet e duhura të punës dhe me vegla primitive, në orare që i tejkalonin 10 orë në ditë, me shumë pak

 ??  ?? Foto e misionit amerikan në Liberi, 1946, menjëherë pas largimit nga Shqipëria. Fultz është renditur i pari, majtas ( Foto: G. Henderson).
Foto e misionit amerikan në Liberi, 1946, menjëherë pas largimit nga Shqipëria. Fultz është renditur i pari, majtas ( Foto: G. Henderson).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania