Gazeta Shqiptare

Një arkiv i panjohur dhe i pautorësi

"N'JERM" Ekspozitë personale nga Lek Gjeloshi në "Zeta"

-

Çelet

këtë të premte në Galerinë "Zeta" ek spozita "N'jerm" e artistit Lek M. Gjeloshi. Ajo paraqet një cikël me fotografi të shkëputura nga një grumbull negativësh me të cilët autori ndeshet rastësisht, nisur si pretekst për të testuar me to një makineri të vjetër për zmadhimin e filmave 35mm. Imazhet e seleksionu­ara përmes saj janë fragmente të organizuar­a pa një rend të paracaktua­r narrativ. I tërhequr nga dimensioni fantazmago­rik i subjekteve mbi sipërfaqen e ekranit, ai fillon t'i rifotograf­ojë duke aktivizuar gradualish­t një jetë të dyfishtë të imazheve, ku pjesë e tyre është tashmë edhe drita e ekranit të projektori­t, gjurmët e vjetërsisë dhe reflekset që ndodhen në sipërfaqen e tij. Këto fotografi i inverton më pas në negativ dixhital duke përdorur opsionin e zakonshëm që ofron aplikacion­i i celularit. Nga kjo mbivendosj­e negativësh, procesi algoritmik i thjeshtë prej ku ai përfton imazhe, "pozitivët" hibrid, të cilat ngarkohen me një atmosferë të re që nuk referon më informacio­nin e fotografis­ë e as dëshminë e saj, por devijimin konstant, një soj kllapie ose përçartjej­e të asaj që mbetet mbi sipërfaqen e mbështjell­ë nga tisi i blucianit.

Kështu vjen në dritë një arkiv i panjohur dhe i pautorësi. Në të na shfaqen trupa, rite liturgjike e peizazhe të vagullta, ekzistenca herë të magjepsura, herë të mbetura pezull në një fshat të mistershëm diku në Shqipërinë veriore.

Lek M. GJELOSHI ka lindur në vitin 1987, në Shkodër, ku aktualisht jeton dhe punon. Ai studioi Art Vizual në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence, ku u diplomua në vitin 2010. Ekspozitat e tij solo përfshijnë "All My Colours Turn to Clouds", Villa Romana, Firence ( 2016) dhe "Off- Cells", Galeria e Arteve, Shkodër ( 2016). Në vitin 2015 ai ishte fitues i Çmimit Idromeno, i dhënë nga Galeria e Arteve të qytetit të Shkodrës. Një vit më pas ( 2016), ai fitoi Çmimin Ardhje për artistët e rinj vizualë shqiptar. Që nga viti 2017 është përgjegjës i arkivit në Muzeun Kombëtar të Fotografis­ë "Marubi", në Shkodër. ( 2018) ka qenë artist në rezidencë në Residency Unlimited, New York. Ai ka marrë pjesë në ekspozita të shumta në grup si: "Ex Gratia", në Koleksioni­n Iannaçone në Milano ( 2018); "A time for dreams", në Muzeun e Artit Modern të Moskës ( 2014); "Nuovo Cinema Masaçio" ( 2014), "Fuori posto" ( 2013) dhe "Lontano da dove" ( 2012), në Casa Masaçio dhe në Fondacioni­n Lanfranco Baldi, në Itali.

Ekspozita mund të vizitohet deri më 10 janar 2019. fa. ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania