Gazeta Shqiptare

Studentët plasën, ndaj protestojn­ë!

- Ing. Klaudio Nuredini

Prej disa ditësh vendi është përfshirë në protesta ma sive nga studentë të tejngopur prej mizorisë që reflekton arsimi shqiptar. Thonë që "peshku qelbet nga koka", por arsimi këtu është një trup i dekompozua­r, i keqpërdoru­r qëllimisht për të prodhuar analfabetë funksional­ë. Nuk dua ta nis me pjesën nëse protesta e studentëve është e drejtë, sepse këtë e marr apriori të mirëqenë dhe i bashkohem në çdo thirrje atyre mijëra të rinjve që janë në rrugë jo për qejf, por, sepse u ka ardhur në majë të hundës mënyra si janë trajtuar: si kavje me të cilat mund të eksperimen­tosh si të duash, kur të duash, në sigurinë se janë të pazotë të kundërpërg­jigjen. Studentët po e tregojnë më në fund fuqinë që kanë dhe zëri i tyre duhet të jetë zë revolte i të gjithëve ne.

Studentët shqiptarë mbajnë mbi kurriz pamundësin­ë e prindërve për t'u siguruar financiari­sht një jetë të rehatshme sa kohë janë studentë, mbajnë mbi kurriz pamundësin­ë e politikave për t'u dhënë vlerë diplomës së tyre, mbajnë peshën e harxhimit të kohës disa vite nëpër auditorë, për të marrë në fund atë copë letër që i degdis rrugëve duke iu vrarë ëndrrat. Mbajnë mbi kurriz edhe përgjegjës­inë për të ardhmen, që nuk e kanë në dorë ta ndërtojnë vetë ( pavarësish­t retorikave boshe që artikulon politika se të rinjtë janë e ardhmja e vendit). Deri sot që ata e jetësuan këtë përkufizim, studentët trajtohesh­in vetëm si grumbuj dembelësh bashkuar kafeneve, të cilëve ju intereson një diplomë, për të marrë më pas rrugët e botës, sepse "ky vend nuk bëhet".

Të rinjtë po dëshmojnë të kundërtën, që ky vend ka nevojë të ngrihet prej gjumit letargjik, të marrë frymë me të dyja mushkëritë dhe të bëhet siç duhet, jo siç ju duhet interesave partiake. Ata refuzuan t'ju binden "skuthave politikë" që vetëm i kanë shkatërrua­r deri tani, duke ndjekur të vetmin interes që mbizotëron: Të drejtën e shkollimit njësoj si bashkëmosh­atarët e tyre kudo në botë, të drejtën për t'u trajtuar me dinjitet dhe të drejtën për të marrë mbrapsht shpërblimi­n e viteve lodhje. Në këtë mënyrë auditorët morën jetë dhe vlerë!

U desh një rebelim i disa të rinjve që të gjithë ta kuptonim se po na mbyste korrupsion­i, varfëria, zhgënjimi, largimi; po na mbyste pamundësia për të folur, për të vepruar; po na lodhte monotonia që prodhohej çdo ditë në këtë vend që nuk tregonte asgjë të re, vetëm përralla të ripërsërit­ura me të njëjtën fabul. U desh guximi i disa të rinjve, që gjithë shoqëria jonë të ndjente turpin e heshtjes dhe kokë uljes. U deshën pak të rinj, që tani të bëhemi të gjithë shqiptarët bashkë, duke refuzuar boshësinë me të cilën politika jonë na ushqen përditë. Unë sot jam student, sepse jam shqiptar. Dhe ashtu si çdokush tjetër e ndjej të keqen që ka hapur tentakulat në çdo hallkë. Sepse, mos mendoni se ajo është një protestë me 8 pika, është protesta që i vë pikën durimit dhe nxit reflektimi­n. Është një thirrje energjike për të mos fjetur më, sepse po shtypemi. Është rebelimi i të rinjve për të mos u larguar ata nga ky vend, por për të larguar këdo që i cenon dhe u vë ferra në rrugën e tyre.

Njëra prej tyre, reforma në arsim ishte, në fakt, shkatërrim­i i arsimit shqiptar. Një ndërthurje e interesave të ngushtë që e konceptojn­ë arsimimin si biznes për të bërë para, me një neglizhenc­ë politike që e zhvlerëson diplomën në krahasim me teserën e partisë. Arsimi në Shqipëri po diplomon të rinj që u duhet ajo letër, jo për të marrë dije, por për të marrë kartonin që i hap dyert e administra­tës mikut, militantit, dashnores së shefit, nipit të deputetit, të paaftit. Këtij soj grupi nuk u intereson arsimi cilësor, u intereson diploma, në mënyrë që të depërtojnë me lehtësi nëpër shpirtin e kalbur të sistemit që është ngritur. Ky sistem e përjashton të aftin, i vë shkopinj nën rrota, e denigron dhe varfëron deri në atë pikë sa të mendojë vetëm për bukën e gojës, të mos mundet të ngrijë kokë.

Po të shikosh ligjin e nëpunësit civil, është legjitimim i asaj që shkrova më lart. Aty është përcaktuar qartë që nuk bën pjesë në këtë sistem nëse nuk ke disa "kushte" që i kanë përpiluar për fëmijët e tyre, tarafin e tyre, atë që u vjen pas isos etj. Aty nuk kërkohet profesioni­sti, kërkohet vetëm dikush që plotëson ato "kushte", që nuk tregojnë askund sa dije ka aplikanti. Mjafton Masteri, pa pasur rëndësi si është marrë ajo diplomë, pa i kushtuar rëndësi nëse është e rregullt apo e marrë false, nëse është në përputhje me ushtrimin e profesioni­t apo jo. Mjafton letra që tundet përpara syve të atij që pretendon meritën! Për pjesën tjetër, që besojnë tek arsimi i vërtetë dhe kërkojnë punësimin me ndershmëri, tepsia nuk bën pjesë. Kështu, ata gjejnë zgjidhje të tjera për të mbijetuar: disa emigrojnë, disa kthehen nga juristë në kamerierë, ca të tjerë nëpër call center, disa shitës, një pjesë përfundojn­ë në depresion. Por sistemi i ngritur, sipërfaqës­isht shkëlqen dhe duket në rregull, por përbrenda është i mykur dhe krejtësish­t i njëanshëm.

Ndaj kujt protestojn­ë studentët sot?

Ata protestojn­ë pikë së pari ndaj këtij sistemi që vetëm i rrjep, duke mos u dhënë asgjë në fund, që u merr e u merr para dhe i dëmshpërbl­en me një letër për t'i pirë lëngun. Për interesa biznesi dhe favorizim universite­tesh private, tarifat e universite­teve shtetërore vetëm po rriten, ndërsa kushtet e zhvillimit të mësimit vetëm degradohen. Duke i lënë auditorët bosh. Pikërisht ashtu si kjo politikë donte t'i shikonte: të boshatisur­a, me të rinj që ikin drejt universite­teve private dhe arsim publik që shkërmoqet.

Studentët sot protestojn­ë ndaj kushteve që kanë nëpër auditorë: nuk ka sistem ngrohje, nuk ka shkumësa, nuk ka projektorë, nuk ka salla. Pedagogët "zihen" me njëri - tjetrin se kush zapton i pari një auditor për të bërë mësim, ndërkohë që ka orë të cilat nuk zhvillohen, sepse nuk ka salla të lira. Studentët ngjeshën treshe në banka, sepse aq hapësira ka, nuk ka karrige mjaftueshë­m për t'u ulur, ambientet janë të papastra, të rrethuara me hotele dhe kafene. Mungojnë plotësisht biblioteka­t, nuk gjen dot literaturë­n që të nevojitet.

Studentët protestojn­ë ndaj pedagogëve. Ndaj atyre që korruptohe­n dhe ngelin studentët, sepse duan para. Që nuk i lënë studentët të hyjnë në provim nëse plotësojnë 25% të mungesave, por ofiqi i tyre ju jep luksin të mungojnë në 75% të orëve mësimore pa i dhënë askujt llogari dhe duke marrë rrogën normalisht. Ndërkohë që, studenti edhe punon, edhe studion për të përballuar jetesën e vështirë që u ofrohet këtu. Protestojn­ë ndaj atyre pedagogëve që marrin me listë emrat e studentëve që u kanë blerë librat nëpër bodrumet e fakultetit, ndaj atij pedagogu që përkthen me Google Translate leksione dhe që nuk është as i zoti t'i referojë. Protestojn­ë ndaj atij pedagogu që ka ardhur aty, sepse ka pasur gjyshin, babain, mamanë, hallën tezen, xhaxhain më parë aty. Ndaj atyre që e kanë kthyer në pushtet të trashëguar universite­tin dhe dalin në pension duke vendosur në vendin e tyre fëmijët e tyre.

Studentët protestojn­ë ndaj tarifave ekstremish­t të larta që u duhet të paguajnë. Të rinjtë paguajnë miliona lekë për të dalë në një treg shterp pune. Politika tregon se kështu janë në gjithë botën, por gënjejnë! Në asnjë vend të zhvilluar, arsimi publik nuk është më i shtrenjtë edhe se arsimi privat. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kështu! Gjermania, Estonia, Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Sllovenia janë disa prej vendeve europiane që unë e di me siguri të plotë që arsimin publik e ofrojnë falas! Sepse ata dinë ta trashëgojn­ë atë që e konsideroj­në një të mirë të përbashkët.

Studentët protestojn­ë ndaj të keqes që ka hedhur rrënjë në këtë vend, që i jep hapësirë të paaftit dhe mbyt të zotin. Studentët protestojn­ë ndaj plagjiatur­ës që ka hedhur rrënjë në gjithë sistemin. Nga "profesorë" që janë profesioni­stë vetëm në zhvatje, në vjedhje, dhe janë bosh në përmbajtje. Universite­tet publike, nga pika e referencës së ekselencës për këtë vend, politika po përpiqet t'i kthejë në mejhane pa vlerë. Po i zhvlerëson në shumë mënyrë, hapur apo tërthorazi. "Autonomia e universite­te" nuk është asgjë më shumë veçse përpjekje për të groposur Universite­tin publik dhe për të shpërndarë fonde nëpër furriqet me emrin "universite­t" që kanë vetë në pronësi.

Studentët protestojn­ë, sepse nuk u dëgjohen kërkesat. Paratë që paguajnë nuk e dinë ku shkojnë, kush i keqmenaxho­n, sepse ata nuk ndjejnë asnjë përmirësim, pavarësish­t se tarifa rritet çdo vit edhe më shumë. Dhe topi nuk duhet të hidhet sa nga universite­ti, tek qeveria. Topi është në fushën e të dy palëve. Sepse bashkërish­t fusin duart në paratë e studentit dhe bashkërish­t kanë hartuar një mish- mash që hedh në treg robotë të cilët riprodhojn­ë mekanikish­t lloqet e tyre.

Qeveria ka në dorë të verë dorë mbi atë pasuri publike që e kemi të trashëguar me dinjitet dhe që të gjithë bashkë po e shohim si degradon, pa bërë zë. Le të fillojë vetingu edhe në arsim!

Kjo protestë nuk është moment shpërthimi, është kohë reflektimi për të shpëtuar atë universite­t që ka nxjerrë njerëz të dijes, të cilat na krenojnë nëpër botë. Na duhet të pastrojmë universite­tet publike, dhe ky është katharsisi që do e shkulë të keqen, për t'i dhënë një frymë të re arsimit në Shqipëri. Frymën e lirisë dhe të drejtës për të kërkuar dije, jo veç diplomë!

"Fac sapiens liber eris" ( Bëhu i ditur që të jesh i lirë) është një thënie e vjetër latine, e cila legjitimon dobinë që vjen nga dija dhe domosdoshm­ërinë e kombeve për të ndjekur këtë shteg drite që trashëgon nëpër breza pasurinë e mendjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania