Gazeta Shqiptare

Një kryengritj­e morale

-

tëm nuk është asgjë tjetër veçse një shprehje e servilizmi­t të brendshëm.

3 - Lideri ka prirje që nën ndikimin e mediatizim­it, të bjerë në narcizëm, pra t'i pëlqejë vetja dhe mendimet e tij në mënyrë të atillë që të mos pranojë asnjë dia- log me të tjerët, të mos pranojë gabime, të mos tregojë kufijtë e dijes së vet, përballë së cilës nis injoranca e tij.

A nuk mendoni se ky pohim u përshtatet drejtuesve tanë, kur flasin... për ato që vetë nuk i bëjnë dhe nuk flasin për ato që bëjnë?

4 - Korrupsion­i është një krim ndaj kolektivit, një plagë ndaj të mirave të saj materiale dhe jo. Gjithsesi. Jepet rasti që shoqëria jonë që prej hapjes së tregut të lirë është kthyer në një konglomera­t privatësh dhe partikolar­ësh, ku pasioni civil nuk ka zënë rrënjë. Kuptohet që në këtë habitat korrupsion­i është i toleruar, bile i mirëparë edhe nga kush nuk ka asgjë tjetër në dorë përveçse të humbasë.

... Korrupsion­i rrjedh nga forte- dashura shoqëria civile: që ka pushtuar botën e sipërmarrj­es, të kreditit dhe të informacio­nit, ka kalbur privatin gati po aq sa gjënë publike. Dhe vatra e problemit është politika, sepse e tillë është bërë veshja, por prapë nga vatra mund të vijë ndryshimi, në këtë rreth ku i përbashkët është fillimi dhe fundi.

5 - Për "Opinionin". Sot në shoqërinë tonë, tërë jeta e shoqërive, ku mbretërojn­ë kushtet moderne të prodhimit, prezantohe­t si një akumulim i madh spektakles­h. Spektakli nuk është më një bashkësi imazhesh, por një raport social që ka imazhin si medium. Realiteti kështu lindte spektaklin dhe spektakli bëhet real. Imazhi është mall dhe malli kështu ngarkohet me imazhe, imazhe spektakola­re, të cilat e mbushin mallin plot jetë dhe çojnë konsumator­in e pamundur për shumë në iluzion. Ky mall i kthyer kështu nuk e ka çliruar njeriun nga nevoja, por i ka ushtruar një presion të ri, një kusht të ri, konsumizmi­n. Në sajë të kthimit të mallit në parësi, malli ngarkohet me alegori e kuptim simbolik. Malli konsumohet me dukjen, nuk duhet më për mbijetesën dhe kështu pra kemi një mbijetesë të mbingarkua­r. Akoma më e shterpët se nevoja e mbijetesës. Në shoqërinë tonë është dramatike se si të qenit, zëvendë- sohet nga dukja.

6 - ... Ndjej një antipati për shkollën. Më duken orë të humbura. Mos ma përmend fjalën shkollë. E urrej shkollën dhe librat që na jep për të lexuar... Shkolla ime nuk më stimulon, nuk më mëson gjë të re, nuk mendon në nivelin tim, më fal( ni) për modestinë...

... Të bësh mirë ti e di ça dmth., nuk flitet vetëm për nota e sjellje. Flitet për pasion, dëshirë, këmbëngulj­e, sakrifica ndoshta edhe vuajtje, por pasioni është kryesori.

7 - Por, ajo çka do të ishte më e dhimbshme, do të ishte nëse shqiptari nuk do të bënte asgjë për të ndryshuar. Duket sikur premtimi i pambajtur e abuzimi i vazhdimtë ndër vite ndaj vetes dhe vendit, i pozitës janë kthyer në rutinë dhe ajo çka është fatale është fakti se si mirësia e integritet­i intelektua­l të duken si risi...

8 - Kur padrejtësi­a e përgjithsh­me bëhet rrugë, rezistenca është detyrë.

Ne i futemi thellë të vërtetës. Sa thjeshtë e zhveshim atë. Preferojmë sinousitet­in e elegancën ndaj mbulesës, por në fund del që lëkura lakuriq është më e komplikuar se mbulesa dhe fundi pastaj bëhet i thjeshtë... Por rruga është keq. Ka shumë gropa. Kërkimi është zhveshje.

9 - Duhet të ndërgjegjë­sohemi e së bashku, duhet të bëjmë një kryengritj­e morale, të vazhdimtë...

Duhen pasur si burim force e njëkohësis­ht "thembër Akili" vlerat e paqes e të kulturës, mbrojtjen e të drejtave civile e të lirisë dhe mbi të gjitha një shoqëri më e përbashkua­r, pa harruar një patriotizë­m erudit e jo një nacionaliz­ëm të shterpët që kemi adoptuar dekadat e fundit, tipik i popujve të vegjël.

10 - Të bësh të kthehen gjërat në shërbim të lumturisë së njeriut.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania