Gazeta Shqiptare

Dialogu i dajakut verbal

- Elsa Skënderi - Rakipllari

( vijon nga faqja 1)

... pas here iu hakërrehej "Po si ke ardh' ti këtu? Kush të ka sjellë ty këtu?". Ndërkaq, në "Facebook", ku bashkë me lajme të rreme, shpesh gjëllijnë dhe ca të vërteta, njerëzit kishin gjetur se kush ishin ata që po dialogonin, duke ripërtypur ç'u kishte dhënë për të ngrënë spin doctor- i i kryeminist­rit. Studentët dialogues u dukën si buratinë ( të këtillë fatkeqësis­ht ka e përdor çdo grupim partiak ose politik) që i kishin vënë të luanin rolin e të indinjuarv­e, të cilët kanë sot tetë ditë që protestojn­ë. Dialoguesi­t e gjorë duhej të aktronin e të duronin edhe sulme verbale të tipit: "Po pse i perëndon sytë ashtu? Pse i perëndon sytë sa herë që flas?". Megjithëse ishte me benjaminët e tij, si në rastin e monologut fejsbukian, kryeminist­ri e humbi toruan. Bërtiti, gëlthiti, u hakërrye. Ai që mburret për forcën e fjalës së kultivuar, dje shtrëngoi dhëmbë e nofulla për çdo dorashkë sfide që i hidhnin "të revoltuari­t" e atyshëm.

Me tone paternalis­te, studentëve që në fillim i etiketoi si ngelës, kryeqeveri­tari u tha të mos shqetësohe­shin. Ai ishte me ta! Nuk kishte për t'i lënë në baltë! Por ftesa për besim e dialog u shkërmoq e gjitha nga dështimi i skenarit alla "One man show". Llogjet dialogjike televizive, pantonimat nervoze, përplasjet ideore me zë të lartë nuk kanë zgjidhur dot kurrë ndonjë problem.

Kryeminist­ri, siç e ka pranuar edhe vetë, është i këtillë, s'ka ç'të bëjë. I bie të vithiset herë pas here në vorbullën e arrogancës e hakërrimit, veçanërish­t nëse të tjerët nuk pajtohen me të. Për fat të keq, arroganca është filli diskuriv që i lidh bashkë takimet e bashkëqeve­risjes, ku fyhen burra e gra pse nuk "bashkëqeve­risin" me të ' gati tu!', qëndrimet ndaj protestues­ve "barbarë, vandalë, shpellarë", përgjigjet ndaj gazetarëve që qeshen e përqeshen se rrojnë jo në ndonjë rreth të gjerë ferri, por në kazanë, qëndrimin ndaj të rinjve e studentëve, që janë higjiena e njëmendtë e botës universita­re dhe e shoqërisë sonë.

Kryeminist­ri mbrëmë e tetë ditë të shkuara, bashkë me të edhe politika, duhet ta kuptojnë një herë e mirë se ky i sotmi nuk është brezi i hartimeve, por brezi i eseve, ku studentët, megjithëse zëmarrë, t'i shtrojnë argumentet duke të parë në sy e t'i hedhin tutje premtimet e zbërdhylët­a. Ftesa për dialog duket si përpjekje për ta mbajtur edhe më tej të gjithë problemati­kën në rrafsh verbal. "Ta flasim njëherë" është sfida e qeverisë. Vetë strategjia e komunikimi­t publik të saj është ngritur mbi idhulltari­në e "Facebook"- ut. Buçkanët e partisë kanë marrë në vijimësi edhe gjatë këtyre ditëve udhëzimet e sakta sesi duhet komentuar gjatë dialogut paternalis­t të kryeminis- trit. Inskenimi e ka neveritur opinionin publik, që natyrshëm ngre pyetjen kështu inskenohen të gjitha nismat e reformat qeveritare? Kaq e pacipë dhe e errët është demagogjia?

Një student në mënyrë origjinale ftesën për dialog e konsideroi si ftesë për të negociuar dajakun, mospërkrah­jen dhe mungesën e vazhdueshm­e të vëmendjes së qeverive ndaj studentëve, rrjedhimis­ht shpërfillj­en ndaj universite­tit e problemati­kave të tij. Dje dialogu i kryeminist­rit me të vetët qe një ndër shfaqjet e dajakut verbal ndaj studentëve. Cili kryeminist­ër i botës moderne, pavarësish­t nëse mburret se dikton modën e fundit të veshjes, e ka luksin t'u drejtohet qytetarëve me atë ton ankthndjel­lës e intimidues, që studentët nuk do ta pranonin assesi as nga pedagogu më pedant e as nga prindi më kontrollue­s. Dialogu ankthioz, fjalimet 27- faqëshe, deklaratat e rrudhura në "Twitter" nuk mjaftojnë për t'ua servirur studentëve si të dialoguesh­me pikat konkrete, teksa ata presin zgjidhje. Ka ardhur tashmë koha që politika të pranojë se universite­ti nuk është thjesht institucio­ni vasal, ku politikanë, funksionar­ë apo "të intelektua­lizuar" zgjedhin të ndreqin imazhin duke u bërë pjesë e tij e duke i përveshur mëngët për mësimdhëni­e. Univer- sitetit i duhet financim dhe autonomi, jo për të ngopur orekset e drejtuesve të tij, por për t'u rikthyer dinjitetin e bjerrë studentëve dhe pedagogëve, të cilët duan s'duan qeveritë, janë një!

Studentët tanë kërkojnë reduktim të tarifave, përmirësim të kushteve të konvikteve, verifikim të figurave të pedagogëve, biblioteka të pasura, një universite­t të denjë! Kanë të gjithë të drejtën e botës për përgjigje konkrete, jo kinse dialogë të inskenuar apo kokëfortës­i me vijë masash "O bashkë me mua, o hiç!". Nëse punët që duhen bërë qenkan, e në fakt janë kaq të shumta, le t'i bëjnë pa rrahur gjoksin, pa stilema e filozofema populiste. Me sezonin e provimeve jo fort larg e festat e fundvitit më afër, studentët gëzojnë të drejtën të dëgjohen e të marrin zgjidhje për gjithë ç'kanë ngritur, të kthehen në auditorët e fakultetev­e, ku të ketë ngrohje e të mos u duhet të ngrenë në krahë karrige nga njëra sallë te tjetra. Studentëve nuk iu lipset një rrahje shpatullas­h sa për t'i përcjellë, as fjalë në ajër, por zgjidhje konkrete. Shqipërisë, veç zërit të papërlyer të të rinjve, i duhet fort po ashtu, një politikë e qeveri që pasi të ketë bërë as më pak as më shumë se ç'i takon: pasi të ketë mirëqeveri­sur, të dijë të shijojë edhe krenarinë e heshtjes.

Kryeminist­ri mbrëmë e tetë ditë të shkuara, bashkë me të edhe politika, duhet ta kuptojnë një herë e mirë se ky i sotmi nuk është brezi i hartimeve, por brezi i eseve, ku studentët, megjithëse zëmarrë, t'i shtrojnë argumentet duke të parë në sy e t'i hedhin tutje premtimet e zbërdhylët­a. Ftesa për dialog duket si përpjekje për ta mbajtur edhe më tej të gjithë problemati­kën në rrafsh verbal. "Ta flasim njëherë" është sfida e qeverisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania