Gazeta Shqiptare

Gega: Rëndon mungesa e Asanit, por jemi gati për Kukësin

Trajneri i të kuqve, kundër Disiplinës: Stadium bosh, do dëgjojmë njëri- tjetrin Timonieri është në prag të rinovimit me Partizanin

-

Partizani luan një ndeshje që vlen sa gjysma e titullit kampion këtë të premte. Kryeqyteta­sit do të presin në shtëpi Kukësin në kryesfidën e javës së 17- të, ndaj në ambientin e kuq janë duke pritur me mjaft interes. Një fitore ndaj nënkampion­ëve do t'i lëshonte edhe më të kuqtë drejt titullit të shumëndërr­uar, ndaj edhe Skënder Gega kërkon suksesin pas barazimit ndaj Teutës. Cilat janë shenjat që ka lënë në skuadër ndeshja me Teutën? Ka lenë shenjë të mirë, sidomos nga ana e Durrësit, ka bërë ndeshje të mirë. Kishim shkuar për fitore, por ndeshja tregoi që kemi luhatje. Jam i kënaqur që pas atyre gabimeve, ekipi tregoi karakter dhe shkoi aty ku është. Sa ndikon mungesa e Asanit ndaj Kukësit? Çdo mungesë rëndon. Asani është moshë e re, por këtë vit është në rrugën e duhur. Nuk është perfekt, por askush nuk është. Deri tani ka dhënë kontribut të jashtëzako­nshëm. Më i vështirë Kukësi apo Teuta? Teuta u mbyll, kemi luajtur 2 herë, kemi marrë 4 pikë. Tashmë më intereson vetëm Kukësi. Kukësi është në formë të mirë… E di që është një ekip i vështirë, ka potencial, i respektojm­ë. Ne jemi ekipi kryesues me 5 pikë diferencë. Do të bëjmë atë që dimë më mirë. Jemi përgatitur për Kukësin dhe çdo ekip në Shqipëri. Do t'iu kënaqte barazimi me Kukësin, duke qenë se ndodheni në pozita të mira në klasifikim? S'e përcaktojm­ë ne këtë. Si trajner nuk them se do të hymë për barazim. Do të jemi të kujdesshëm dhe të luftojmë për gjithçka. Barazimi dhe fitorja nuk vendosen në konferencë për shtyp. Rinovimi? Jam në shtëpinë time. Marrëveshj­a jonë ka qenë marrëveshj­e mes familjesh. Kur erdha, nuk erdha për të ndenjur as 5 vjet, as shumë vite, por për të kontribuar. Deri tani jam i kënaqur dhe jam krenar për futbollist­ët dhe punën që bëj. Kur të vijë momenti, do të diskutojmë. Merkato? Kur të vijë me momenti. Kukësi dhe Luftëtari janë ndeshje të rëndësishm­e. Nuk është dëshira për të lar- 18: 00

guar, por për të përforcuar. Nuk duhet të largojmë askënd që nuk e meriton, por edhe të mos afrojmë dikë që s'e meriton. Çdo gjë do ta bëjmë me pjekuri. Gjithse- si, është e rëndësishm­e që klubi ndodhet në dispozicio­n dhe nuk do të kursehet. Dervishi është shprehur se Gega është me fat që ka atë grup… E kam pasur Partizanin përpara Dervishit. Kam filluar që në 1983- shin. Secili e di pozicionin e vet. Jam trajner i Partizanit, e vlerësoj kontributi­n dhe e ndaj me të gjithë. Është mendimi i tij dhe them se është pozitiv. Diskutuat me Hilën pas ndeshjes me Teutën për përplasjen me Osmanin? Ka shumë biseda gjatë ndeshjes. Hila është lojtar i mirë, me ego dhe e do këtë fanellë. Është i ndërgjegjs­hëm për veprimet. Nuk kam dëshirë të kthehem mbrapsht. Nuk kemi asnjë lajm nga Disiplina ende. Nuk jam interesuar personalis­ht, ka njerëz në klub që interesohe­n për këtë. Unë e kam në plan. Mungesa e tifozëve? Do të jetë ndeshje e qetë. Do të dëgjohen të folurat e trajnerëve. Secili të marrë atë që i takon. Është momenti që Partizani të kërkojë në federatë që të mos ketë më dënime kolektive? E kam thënë mendimin tim. Në asnjë lloj mënyrë nuk kam dëshirë t'i paragjykoj vendimet. Është fakt që pasnesër nuk do t'i kemi. Për ne është humbje e madhe. Duhet t'u japim kompliment­et edhe për në Durrës, që nuk pushuan për 90 minuta edhe në atë kohë. U ecën me personat që keni në krah në intervistë… Kë kam në krah na sjell fitoren, nuk është e thënë. Kemi rastisur që edhe kemi humbur. Hebaj është vetëm 20 vjeç, është profesioni­st dhe ka dëshirë. Të gjithë presim të shkojë sa më lart.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania