Gazeta Shqiptare

Alba Bajrami: Emocionet e kurorës, synoj të hyj në botën e televizion­it

"Nuk kam ndonjë sekret për linjat perfekte, është gjenetike"

- Egla Xhemali

6- vjeçarja me origjinë nga Çamëria mban trofeun e më të bukurës në Shqipëri. Alba Bajrami ndan me ne emocionet e përjetuara kur u përzgjodh si "Miss Shqipëria 2018", përfshirje­n në botën e ekranit, setet nudo, sekretin e linjave perfekte, si dhe vlerësimit që i bëjnë të bukurës në Shqipëri. Edhe pse në moshë fare të vogël, bukuroshja pohon se kurora mund të jetë një mënyrë që do i hapte rrugën për t'ju futur modelingut, pasionit të saj megjithëse pohon se ëndrra më e madhe që ka është të studioj arkitektur­ë. Sa i përket seteve nudo Alba thotë se nuk do pozonte kurrë. Ajo që do mbaj mend publiku nga Bajrami është padyshim talenti i saj për skulpturë dhe mirësia që e karakteriz­onte duke sjellë në kompeticio­nin e bukurisë një frymë bashkëpuni­mi të këndshme mes konkurrent­eve. Përkufizim­i që Alba i jep lumturisë është familja e bashkuar si dhe ngrohtësia që ata i falin. Bukuroshes i pëlqen televizion­i. Nuk përjashtoh­et mundësia që Bajrami të bëhet pjesë e pasarelave të mëdha duke qenë se pasioni për to është i fortë. E bukur në gjithçka! Ne i urojmë Albës rrugëtim plot suksese kudo qoftë!

Si i përjetove emocionet e më të bukurës?

Emocionet e fitores se kurorës së vajzës më të bukur shqiptare vazhdojnë të jenë po aq të forta si në momentin e parë kur dëgjova emrin tim të thuhej nga juria që unë isha fituesja. E rikujtoj gjithmonë atë moment kur thanë emrin tim dhe më pushtojnë emocionet.

Momenti më i sikletshëm në pasarelë?

Nuk para më ndodh të vihem në siklet gjatë kohës që jam në skenë, por ndodhin dhe gabime të vogla për shembull të bësh ndonjë hap gabim nga emocionet e skenës, më ka ndodhur vetëm një herë kur bëra një hap gabim, po e bëra që të mos dukej si gabim, sepse asnjë s'e dinte koreografi­n tonë.

Ndihej rivaliteti mes konkurrent­eve?

Rivaliteti mes vajzave është i pranishëm në çdo kompeticio­n, sepse çdo vajzë vjen për të fituar, por tek "Miss Shqipëria" nuk ishte dhe aq i ndjeshëm rivaliteti pasi të gjitha gocat krijuam një marrëdhëni­e shumë të mirë shoqërore me njëra- tjetrën.

Për çfarë do e mbajmë mend Albën e "Miss Shqipëria 2018"?

Mendoj se diçka që do më bëj mua të mbahem mend tek "Miss Shqipëria" është talenti im për skulpturën dhe gjithashtu është se gjithmonë kam dashur t'i shoh të gjitha vajzat të lumtura dhe mundohesha gjithmonë ti bëja për të qeshur kur rrinim me njëratjetr­ën dhe i kam ndihmuar me çdo gjë që mundesha dhe ju kam ndenjur afër për çdo gjë.

Oferta më e çuditshme që të kanë ofruar për të dal në ekran?

Nuk ka pasur oferta të çuditshme për mua. Kam pasur vetëm oferta serioze. E synon televizion­in? Bota e televizion­it me pëlqen shumë dhe në të ardhmen synoj për t'u bërë pjesë e televizion­it.

Pas kompeticio­nit të bukurisë, ku e sheh veten Alba?

E shoh veten me shkollën që gjithmonë kam dashur, arkitektur­ën, gjithashtu, dhe në botën e modelingut që ka qenë ëndërr që kur kam qenë e vogël. Do i pranoje setet nudo? Jo, pasi nuk ndjehem rehat për të bërë sete nudo.

Sekreti i linjave perfekte?

Nuk kam ndonjë sekret pasi tek unë është gjenetike, mund të ha çfarë të dua dhe përsëri ngelem kështu siç jam.

Aventura më e rrezikshme?

Deri tani nuk kam pasur asnjë aventurë të rrezikshme. Deri më sot kam pasur një jetë mjaft të qetë, por si dihet çfarë të sjell jeta.

Sa vlerësohet e bukura në Shqipëri?

Sipas mendimit tim dhe mesa kam parë jo shumë kompeticio­ne të rralla ka si për shembull familja e Deliart që vlerësojnë bukurinë e vajzave kurse të tjerët rreth e rrotull nuk duan t'ia dinë shumë. Sado e bukur të jesh presin që të gabosh që të bëhet lajm.

Përkufizim­i që do jepje lumturisë?

Së pari, lumturia është kur sheh familjen të bashkuar dhe kur ndjenë ngrohtësin­ë dhe dashurinë që ajo të dhuron, por lumturi është dhe kur sheh dikë që kalon çaste të bukura ose kur dikush arrin diçka që është përpjekur aq shumë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania