Gazeta Shqiptare

Luftë e ashpër mes kryeminist­rit e rektorit të Universite­tit të Tiranës

Mynyr Koni: Protesta e studentëve shpreh demokraci. Kreu i qeverisë nuk njeh ligjin Rama, Konit: E mëshiroj pafytyrësi­në tuaj

-

Në mbledhjen e dy ditëve më parë, me rektorë e dekanë, kryeminist­ri i vendit Edi Rama ka folur me tone të ashpra ndaj tyre e i ka akuzuar si fajtorë për gjendjen që solli protestën e mijëra studentëve. Në kundërpërg­jigje të akuzave të kreut të qeverisë, rektori i Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni thekson se Rama nuk njeh ligjin e arsimit të lartë. "Të mundohesh të ndryshosh rrjedhën e gjërave, të mundohesh të gjesh dhe të bësh "fajtor" pa faj, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e dështuar që tregon vetëm frikë dhe asgjë tjetër. Zoti Kryeminist­ër, në asnjë ditë të punës time si Rektor i Universite­tit të Tiranës nuk jam "arratisur" nga përgjegjës­ia, por përkundraz­i. Në mënyrë të vazhdueshm­e, kam paraqitur problemati­kat ( që Ju vetëm tani po i pranoni se eksiztojnë) në të gjitha institucio­net e shtetit shqiptar, përfshirë edhe Ju. Akuzat që ju bëni, tregojnë shumë qartë se Ju nuk e njihni ligjin e arsimit të lartë 80/ 2015",- thotë rektori në një deklaratë të bërë në faqen zyrtare të UTsë. Ky i fundit, gjithashtu, thekson se nuk është bërë asnjë kërkesë nga senati akademik i këtij universite­ti për vendosjen e tarifës për provimet e mbartura si dhe akuzon kryeminist­rin për presion intimidim e shantazh. "Të njëjtën gjë bëni edhe me çështjen e tarifës së provimeve të mbartuara të studentëve, për të cilën, Senati Akademik i UT, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosjen e saj. Në çdo rast, Ju ushtroni presion, intimidoni, ironizoni dhe shantazhon­i, jo vetëm në mënyrë të drejtëpërd­rejtë por edhe nëpërmjet mediave që janë pranë qeverisë, duke mos i dhënë mundësinë askujt, në rastin konkret mua, të shprehem dhe të them të vërtetën se çfarë realisht po

ndodh në Universite­tin e Tiranës",- nënvizon Koni. Ky i fundit shton se në UT, ka patur probleme të brendshme, që fatkeqësis­ht kanë gjetur mbështetje­n nga institucio­net më të larta të shtetit shqiptar. "Ju po de-

klaroni sot, se duhet të shkarkohen anëtarët e Bordit të Administri­mit, kurse unë, në mënyrë të vazhdueshm­e i kam kërkuar Ministres së Arsimit, të marrë masat e nevojshme për çfarë Ju keni konstatuar "Zoti rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësi­në tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin tuaj tipik për burrat rrëshqanor­ë! Sidoqoftë, unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor, ku shpresoj të keni kurajon të m'i thoni në sy veshëgjatë­sitë e shkruara në reagimin tuaj që flet vetë për tu", - shkruan Rama.

sot, si një dështim të funksionim­it edhe të Bordit të Aministrim­it të Universite­tit të Tiranës. Nëse për Kryeminist­rin dhe qeverinë që ai drejton, protesta e studentëve ështe një shuplakë, për mua është një shprehje

e lirisë dhe demokracis­ë, dhe si e tillë është një fitore",thekson rektori në deklaratën e tij.

REAGIMI I KRYEMINIST­RIT

Në një kohë që studentët po përballojn­ë protestën

mes të ftohtit, duket se lufta mes Universite­tit të Tiranës dhe kreut të qeverisë vazhdon të jetë gjithmonë e më e ashpër. Pas deklaratës së rektorit të UT- së, ka ardhë reagimi nga kryeminist­ri Rama i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, i është përgjigjur ashpër dhe madje me epitete fyese Mynyr Konit duke e quajtur të pafytyrë. "Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësi­në Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanor­ë! Sidoqoftë, unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor, ku shpresoj të keni kurajon të m'i thoni në sy veshëgjatë­sitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju",- shkruan Rama.

 ??  ?? Protesta e studentëve te Kryeminist­ria
Protesta e studentëve te Kryeminist­ria
 ??  ?? Faksimile e reagimit të Ramës Faksimile e reagimit të Konit
Faksimile e reagimit të Ramës Faksimile e reagimit të Konit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania