Gazeta Shqiptare

Dita e 10 e protestës, studentëtR­amës: Mblidh Kuvendin

Dialogu me studentët, mazhoranca është e gatshme të thërrasë parlamenti­n Sot, protestë mbarëkombë­tare

-

Ndonëse me një numër më të reduktuar për shkak edhe të kushteve atmosferik­e, studentët kanë vazhduar edhe dje për të dhjetën ditë me radhë qëndresën para Kryeminist­risë, duke kërkuar plotësimin pa kushte të 8 kërkesave të tyre. Duke sfiduar shiun dhe të ftohtin, një grup studentësh e kanë gdhirë para Kryeminist­risë, ndërsa më pas u janë bashkuar edhe shumë kolegë të tyre, të cilët kanë marshuar nga fakultetet e tyre drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Protestës së Tiranës iu bashkuan edhe studentë të tjerë të ardhur nga rrethet. Disa prej tyre nisën në mënyrë simbolike marshimet në këmbë, për të mbërritur në Tiranë në mbështetje të bashkëmosh­atarëve të tyre. Ata hodhën parulla kundër qeverisë, duke kërkuar nga kryeminist­ri që të lërë lojën e fjalëve dhe të plotësojë sa më parë kërkesat e tyre. Ndërsa u shprehën të vendosur për ta çuar deri në fund betejën për një arsim të lartë më të mirë në Shqipëri, studentët i kërkuan Ramës që të mbledhë sa më parë Kuvendin dhe të miratojë 8 pikat që ata kanë shtruar për zgjidhje. "Kemi 10 ditë që jemi këtu, po protestojm­ë dhe që nuk na dëgjoni, prandaj zoti kryeminist­ër, të gjithë ne studentët, ju bëjmë thirrje që deri në orën 16: 00 të thërrisni për seancë të jashtëzako­nshme parlamenti­n. Jemi të vendosur për t'i shkuar deri në fund", tha njëri prej studentëve organizato­rë të protestës, duke i vendosur një tjetër ultimatum qeverisë për miratimin e kërkesave. Por ndërkohë kryeminist­ri Rama duke marrë shkas nga kjo kërkesë nëpërmjet një postimi në "Instagram", përsëriti thirrjen për dialog me studentët. Më parë po gjatë ditës së djeshme ai nëpërmjet një tjetër postimi në rrjetet sociale u shprehu studentëve gatishmëri­në që të plotësonte të 8 pikat që ata kanë ngritur për zgjidhje, por për të arritur këtë, ai kërkoi sërish nga studentët që të ulen në bisedime për të arritur një marrëveshj­e. Po ashtu, kryetari i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla nisur nga kërkesa e studentëve për të mbledhur Kuvendin, shprehu gatish- "Po! Parlamenti mund të mblidhet nesër me kryeminist­rin dhe studentët, të cilët është koha të ulen e të mbyllin Paktin për Universite­tin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj që studentët ta bëjnë këtë pa humbur kohë dhe të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre".

 ??  ??
 ??  ?? Protesta e studentëve
Protesta e studentëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania