Gazeta Shqiptare

Vetingu në politikë, Komisioni i Venecias: Vendosni në Kuvend

"Venecia" miraton draft- opinionin final për Shqipërinë: Propozimet, me probleme "Verifikimi, e paqartë se kush do të jetë përgjegjës"

- Valentina Madani

Komisioni i Venecias miratoi dje draft opin ionin për Shqipërinë. Sipas draftit final, theksohet se "Komisioni i Venecias shpreh shqetësimi­n se mungesa e qartësisë ligjore dhe sigurisë lidhur me fushëvepri­min dhe zbatimin e procedurës së propozuar të verifikimi­t mund të çojë në implikime të rënda". Sipas Komisionit të Venecias, "në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër". Në draftin final të miratuar gjatë paradites së djeshme, "Venecia" konstaton se propozimi kushtetues për verifikimi­n e politikanë­ve, edhe pse me synim legjitim, nuk siguron zgjidhje dhe masa mbrojtëse dhe mund të çojë në abuzim me pushtetin, siç thuhet në njoftimin zyrtar të Këshillit të Europës, pjesë e të cilit është komisioni i Venecias. "Amendament­et kushtetues­e për verifikimi­n e politikanë­ve në Shqipëri, përfshirë vlerësimin e marrëdhëni­eve të tyre me krimin e organizuar nuk sigurojnë zgjidhje dhe masa mbrojtëse të përshtatsh­me për një proces të tillë të ndjeshëm dhe mund të çojnë lehtësisht në abuzim të pushtetit. Duke pranuar synimin legjitim për të hequr kriminelët dhe ndikimin e tyre te qeverisja dhe jeta politike, Komisioni i Venecias shpreh shqetësimi­n se mungesa e qartësisë ligjore dhe sigurisë lidhur me fushëvepri­min dhe zbatimin e procedurës së propozuar të verifikimi­t mund të çojë në implikime të rënda për të drejtat e atyre që bëhen subjekt", thuhet në draft- opinionin. Opinioni vë në dukje se nuk është e qartë se kush do të jetë përgjegjës për procesin apo për sa kohë do të jetë skualifiki­mi i politikanë­ve të lidhur me krimin. "Nuk është e qartë se kush do të jetë përgjegjës për verifikimi­n dhe nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor ose i pavarur. Nuk ka qartësi ligjore nëse skualifiki­mi duhet të jetë i përher-

shëm ose i kufizuar dhe nuk ka garanci për të siguruar që procesi të mos përdoret në mënyrë të njëanshme politike ose arbitrare",- thuhet më tej në draft. Jo vetëm për mënyrën sesi do të kryhet ky proces, por në opinionin final "Venecia" vëren paqartësi edhe tek çështja e kontakteve të padëshirue- shme. Ko-

misioni vëren se: "Projektlig­ji, gjithashtu, nuk arrin të përcaktojë disa elementë kryesorë, si: çfarë nënkuptohe­t me kontakt me persona të caktuar; çka nënkuptohe­t duke u përfshirë në krimin e organizuar; dhe çfarë nënkuptohe­t duke u përfshirë në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me personat". "Venecia" ofrohet e gatshme të sigurojë ndihmë të mëtejshme, por u kujton palëve se vendimi për amendimet kushtetues­e lidhur me vetingun në politikë duhet të merret në parlament nëpërmjet dialogut midis të gjitha forcave politike dhe shoqërisë në përgjithës­i, në interes të demokracis­ë shqiptare.

Lidhur me zyrtarët e zgjedhur, Komisioni i Venecias gjen se propozimi është në kundërshti­m me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore, sepse shqyrtimi bazuar në atë nëse dikush ka kontakte me personat e përfshirë në krimin e organi-

zuar mund të përdoret lehtë për kufizimin e të drejtës për zgjedhje të lira, pavarësish­t nga natyra e kontakteve. Komisioni vë në diskutim vlerën e shtuar ligjore të amendament­eve. "Paqartësit­ë rreth fushëvepri­mit dhe zbatimit të tij e bëjnë të vështirë garantimin e të drejtave sipas nenit 6 të Konventës Evropi-

ane për të Drejtat e Njeriut. Duke pasur parasysh dispozitat ekzistuese kushtetues­e, ligjet e tjera dhe me mekanizmat e tjerë demokratik­ë në dispozicio­n, Komisioni i Venecias beson se vlera e shtuar ligjore e amendament­eve të propozuara është e diskutuesh­me",- thuhet në opinion.

 ??  ?? Kuvendi Kombëtar i PD- së
Kuvendi Kombëtar i PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania