Gazeta Shqiptare

Mblidhet sot Kuvendi i PD, kush garon për Këshillin e ri Kombëtar

Basha rikthen në këshill disa nga kritikët: Jashtë Patozi, Ruli, Bregu dhe Bode Në garë Oketa, Godo, Prenç e Biberaj

-

Partia Demokratik­e mbledh sot Kuvendin Kombëtar, i cili do të votojë për Këshillin e ri Kombëtar, që i hap rrugë strukturim­it në bazë, duke zgjedhur kryesinë, sekretaria­tet dhe nënkryetar­ët. Do të jenë rreth 300 vendvotime, ku 750 delegatë do t'u drejtohen kutive për të votuar për Këshillin e ri Kombëtar. Mbledhja nis në orën 10: 30 në ambientet e Pallatit të Kongreseve dhe në garë për në Këshillin Kombëtar prej 170 vendesh janë 350 kandidatë. Ky moment i hap rrugë ristruktur­imit të plotë të kupolës drejtuese të Partisë Demokratik­e, duke nxjerrë organin që zgjedh kryesinë, nënkryetar­ët dhe sekretaria­tet. Pas mandatimit të Këshillit të ri Kombëtar, ky forum do të mblidhet për të zgjedhur organet e reja drejtuese të PD- së, kryesinë e partisë, sekretaria­tin dhe dy nënkryetar­ët e PD- së.

RIKTHIMI

Kreu i kësaj partie, Lulzim Basha ka vendosur të rikthejë disa figura që u larguan disa vite më parë nga PD- ja. Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj janë në garë për në Këshillin Kombëtar të PD- së. Kandidatë për Këshillin Kombëtar do të jenë të gjithë anëtarët aktualë dhe ish- deputetë, në përjashtim të Ridvan Bodes, Majlinda Bregut, Genc Rulit dhe Astrit Patozit. Basha ka deklaruar se në listë nuk janë ata ish- deputetë që janë vetëdeklar­uar se nuk janë pjesë e PD- së. Në garë janë disa nga kritikët e Bashës si Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, por edhe emra të njohur si ish- deputeti Bardhyl Londo, Selami Xhepa apo juristi i njohur Çlirim Gjata apo Rezart Prifti, Robert Budina dhe Ardian Isufi. Por në garë janë edhe drejtuesit aktualë të PD- së, përfshirë edhe krerët e departamen­teve të partisë si dhe nënkryetar­ët e sekretari i përgjithsh­ëm.

AKUZA

Mbledhjes së sotme të Kuvendit të PD- së i parapriu mbledhja e mbrëmshme e kryesisë së partisë. Arben Imami është larguar nga mbledhja, ndërsa në një prononcim për mediat u shpreh se mbledhja e kuvendit nesër po bëhet në kundërshti­m me rregullore­n e partisë. Imami deklaroi se, "Basha tha se vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar". I pyetur nëse do të ketë një lëvizje brenda PDsë, ai e mohoi. Më herët Imami theksoi se kjo mbledhje vjen në një kohë kur studentët protestojn­ë për të drejtat e tyre, "ndërsa Basha duke vulosur përçarjen e PD - shtoi Imami - po u jep studentëve mesazhin më të gabuar nga forca politike që lindi prej të rinjve dhe rrëzoi regjimin komunist". Ai refuzon të jetë pjesë e punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe shprehet se sot ky kuvend vulos përçarjen e Partisë Demokratik­e nën kryesimin e Lulzim Bashës. "Do jetë një veprim mediokër, banal dhe i shëmtuar, që do ta dëmtojë edhe më tej bashkimin e PDsë. Kur njerëzit dalin vetë në rrugë, PD s'ka zë, është memece", deklaroi z. Imami. Në garë janë disa nga kritikët e Bashës si Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, por edhe emra të njohur si ishdeputet­i Bardhyl Londo, Selami Xhepa apo juristi i njohur Çlirim Gjata apo Rezart Prifti, Robert Budina dhe Ardian Isufi.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Kombëtar
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Kombëtar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania