Gazeta Shqiptare

Zbardhen datat e provimit të shtetit për mjekët dhe farmacistë­t

QSHA: Kujdes, mos harroni këto dokumente ditën e testit! Rastet kur skualifiko­heni Ja kur duhet të kryejnë testimin stomatolog­ët e infermierë­t

-

Prej javës së tretë të dhje torit 2018 deri në fund të janarit të 2019- ës, mjekët, farmacistë­t, stomatolog­ët, e infermierë­t do t'i nënshtrohe­n provimit të shtetit për profesione­t e mjekësisë. Ky testim do të kryhet edhe për fizioterap­istët, logopedist­ët, mamitë, teknikët e imazherisë dhe teknikët e laboratori­t. ' Gazeta Shqiptare' zbardh sot kalendarin e plotë me datat e provimeve për secilin nga profesione­t e sipërpërme­ndura. "Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore ( më poshtë QSHA) me adresë: Bulevardi: "Zhan D'Ark", Nr. 23 ( ish godina e ATSH), Tiranë. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 min. para fillimit të provimit të shtetit",- thekson Qendra e Shërbimeve Arsimore.

DOKUMENTAC­IONI

Në ditën e provimit kandidati duhet të ketë me vete letërnjoft­imin ( Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrj­e në provimin e shtetit ( dokumenti origjinal); kopje të Kartë ID ose Pasaportë; faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA në një bankë të nivelit të dytë/ postë ( sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA) sipas herës së pjesëmarrj­es. "Për paraqitjen në qendrat e provimit kandidati duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimi­t gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s'kualifikim­i; ndalohet duhani, dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit",- bën me dije QSHA. Kandidatët duhet të verifikojn­ë emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit në faqen zyrtare të QSHA. Ligji "Për profesione­t e rregulluar­a në Republikën e Shqipërisë" në nenin 7 thekson se personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ ose kualifikim­e profesiona­le në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania