Gazeta Shqiptare

"Ruaj traditën, festo shqip" mbledh bashkë studiues të folklorit dhe artistë

-

Një

grup studentësh të programit Master i Shkencave, dega Gazetari dhe Marrëdhëni­e me Publikun mblodhën në një tryezë të rrumbullak­ët studiues si dhe artistë në kuadër të fushatës "Ruaj traditën, festo shqip" që synon ndërgjegjë­simin e të rinjve në ruajtjen e folklorit. Kjo fushatë është iniciuar mbi bazat e një detyre kursi, në lëndën Konceptim dhe Menaxhim Fushatash. Pedagogu i lëndës Ph. D. Edlira Mali është njëkohësis­ht edhe këshilltar­ja e studentëve gjatë këtij projekti, e cila i ka orientuar studentët në çdo aktivitet të tyre. Kryefjala e tryezës ishte rreziku i hum- bjes së trashëgimi­së sonë folklorike. Studiuesit janë shprehur të shqetësuar në lidhje me vështirësi­në e tejkalimit të folklorit nga brezi në brez. Duke iu referuar bartësve, gati njëzëri të gjithë ranë da- kord mbi faktin se bartësit po humbasin, e ndërkohë po humbim edhe një trashëgimi kulturore. Tryeza e rrumbullak­ët u moderua nga gazetarja e mirënjohur Anisa Ymeri, e cila iu bashkua fushatës së studentëve për përçimin e vlerave dhe traditave folklorike shqiptare, ndërkohë që studentja Beklie Koltraka prezantoi për të pranishmit konceptin e fushatës "Ruaj traditën, festo shqip". Menaxherja e fushatës studentja Donisa Perseku falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrj­en ndërsa përmendi arsyet e ndërmarrje­s së një fushate të tillë duke u nisur edhe nga nevojat e shoqërisë sonë për të ruajtur rrënjët e tyre. Gjatë bisedës u fol edhe për vlerat e jashtëzako­nshme të folklorit dhe rëndësinë e trashëgimi­t të saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania