Gazeta Shqiptare

Durrës, maskat grabisin me armë 7.5 mln lekë të Drejtorisë së Patentave

Kreu i Drejtorisë së Transporti­t Rrugor: Përgjegjës­ia, e kompanisë private Tre autorët sulmuan makinën e blinduar, që transporto­nte paratë në një bankë e nivelit të dytë

-

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur dje në Durrës. Tre persona të maskuar dhe të armatosur me automatikë i kanë zënë pritë një makine të blinduar, e cila po transporto­nte paratë e Drejtorisë Rajonale të Transporti­t Rrugor. Mësohet se nën kërcënimin e armëve, agresorët kanë arritur të marrin kasafortën me 7.5 milionë lekë të reja. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bënë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Shkozet. Pasi kanë marrë paratë, grabitësit janë larguar me shpejtësi në drejtim të Shijakut. Ndërkaq, uniformat blu kanë nisur kontrollet në të gjithë zonën, por nuk kanë mundur të venë në pranga autorët e krimit. "Sot rreth orës 16: 50, në lagjen nr. 14 Shkozet, dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjeti ( shoqëri private sigurimi) që po transporto­nte lekët e Ndërmarrje­s së Drejtorisë Rajonale të Transporti­t Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash. Efektivët e policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë së Durrësit. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen ka reaguar kreu i Drejtorisë së Transporti­t Rrugor në Durrës, Roni Shqopa. Ai konfirmoi për "Gazeta Shqiptare" se personat e maskuar kanë vjedhur shumën prej 7.5 milionë lekësh të reja dhe se përgjegjës­e është kompania transportu­ese e parave.

HETIMET

Grabitja ka ndodhur në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit. Tre personat e maskuar kanë shfrytëzua­r kohën e keqe me shi dhe në një moment kur nuk ka pasur qarkullim rrugor të dendur dhe i kanë zënë pritë makinës së blinduar së një firme private sigurimi që po transporto­nte paratë e Drejtorisë Rajonale të Transporti­t Durrës në një bankë të nivelit të dytë. Burime pranë grupit hetimor pohuan për "GSH" se autorët e krimit kanë qenë në dije të transporti­t të parave si dhe shumës që po transporto­hej në një gjatësi rruge prej 500 m. Kaq është distanca mes Drejtorisë së Patentave dhe bankës së nivelit të dytë ku do të depozitohe­shin paratë. Po të njëjtat burime ( referuar informacio­neve të dhëna dhe nga dëshmitarë­t) sqaruan se grabitësit fillimisht kanë neutralizu­ar policët

privatë dhe nën kërcënimin e armëve i kanë urdhëruar të hapnin derën e blindit. Ata kanë marrë kasafortën dhe janë larguar me një automjet tip "Benz" me ngjyrë të zezë në drejtim të Shi-

jakut. Maskat kanë përfituar dhe nga shiu i dendur dhe errësira, për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë. Sipas hetuesve të çështjes, gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe ka qenë e mirorgani- zuar. Pas sinjalizim­it për ngjarjen, policia ka ushtruar kontrolle të shumta në të gjithë zonën dhe përgjatë brigjeve të lumit Erzen deri në orët e vona të mbrëmjes. Mësohet se blutë kanë rënë në gjurmë të grabitësve dhe po punon për kapjen e tyre.

KREU I DREJTORISË SË PATENTAVE

"7.5 milionë lekë është shuma e grabitur. Bëhet fjalë për të gjitha arkëtimet e mbledhura gjatë javës. Paratë po transporto­heshin nga institucio­ni që drejtoj unë në një bankë të nivelit të dytë. Ne kemi një kontratë me kompaninë e transporti­t të parave dhe në rastin konkret, përgjegjës­ia është e kësaj kompanie që ka marrë përsipër shërbimin. Ne si drejtori kemi dorëzuar paratë, ndërkohë që edhe banka nuk ka përgjegjës­i për atë që ndodhi", tha kreu i Drejtorisë Rajonale të Transporti­t Rrugor në Durrës, Roni Shqopa. Sipas tij, kjo është hera e parë që grabiten paratë e drejtorisë në fjalë. Nga ana tjetër, mësohet se në Shkozet gjendet një numër i konsiderue­shëm i bankave të nivelit të dytë dhe pika të shkëmbimit valutor dhe se në këtë zonë kanë ndodhur grabitje të njëpasnjës­hme ndër vite të shumave të konsiderue­shme të parave.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi grabitja
Vendi ku ndodhi grabitja
 ??  ?? Kreu i Drejtorisë së Transporti­t Rrugor në Durrës, Roni Shqopa
Kreu i Drejtorisë së Transporti­t Rrugor në Durrës, Roni Shqopa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania