Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, 2771 trashëgimt­arët që marrin paratë

Lista e plotë me emrat e përfituesv­e, të cilët marrin këstin e tretë të dëmshpërbl­imit Ministria: Dokumentet që duhet të plotësoni

-

Trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë që nuk kanë marrë dëmshpërbl­imi e këstit të tretë duhet të dorëzojnë sa më parë në Ministrinë e Financave dokumentet që iu mungojnë në dosje për të mos humbur të drejtën për të marrë paratë. Burime zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se janë mbi 2771 trashëgimt­arë të ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist, të cilët duhet të plotësojnë dosjet për të filluar pagesat e këstit të tretë. Sipas të njëjtave burime mësohet se trashëgimt­arët njihen si përfitues, por kanë mangësi në dokumentac­ion. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listën e përfituesv­e.

DOKUMENTET

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërbl­imit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshm­e. Kur kemi ndryshim të identiteti­t, emër/ mbiemër, apo në rastet kur në certifikat­ë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimi­së apo prokurës, kartës së identiteti­t dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikat­ën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkript­ime të gabuara gjatë kohës nga një certifikat­ë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikat­ës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutime­ve pa gjyq. "Në rastet e ekzekutime­ve kapitale pa gjyq, është i domosdoshë­m një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikat­ë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuar­i është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikat­ë negative", thuhet në njoftimin që Ministria e Financave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania