Gazeta Shqiptare

Atalanta Pasko: Janë bashkuar disa vlera, ajo grafike dhe e ilustrimit Çmimin Kombëtar të Bibliofili­së “Lumo Skendo” për një votim me ilustrimet e Gazmend Lekës

“Testamenti” i Kutelit çmim nga Biblioteka Kombëtare

- Fatmira Nikolli

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë organizoi dje ceremoninë e dhënies së Çmimit Kombëtar të Bibliofili­së “Lumo Skendo” për vitin 2017. Dhënia e këtij çmimi përmbyll një varg veprimtari­sh kushtuar Mid’hat Frashërit a “Lumo Skendos”, pseudonimi letrar me të cilin ai u identifiku­a kulturalis­ht gjatë gjithë krijimtari­së dhe veprimtari­së së tij letrare e botuese ashtu edhe patriotike, shkencore e diturore. Biblioteka Kombëtare çeli veprimtari­në kushtuar veprës së tij duke risjellë në duar të studiuesve dhe lexuesve të sotëm revistën “Diturija” në një botim bibliofili­k e anastatik. Kontributi­t të Lumo Skendos si themelues të kësaj reviste “Monument kulture” i trashëgimi­së iu kushtuan dy konferenca shkencore të organizuar­a nga dy Biblioteka­t Kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe një bibliograf­i e hartuar posaçërish­t për revistën “Diturija” nga specialist­ët e BKSH. Ceremonia u zhvillua në sallën e bibliotekë­s që mban emrin e tij. Me Çmimin Kombëtar të Bibliofili­së “Lumo Skendo” për vitin 2017 u vlerësua shtëpia botuese “Kuteli” me motivimin: Për botimin e hijshëm e nostalgjik, ilustruar grafikisht nga mjeshtri Gazmend Leka, të përmbledhj­es me rrëfenja “Tregime të moçme shqiptare”, një prej veprave më mbresëlënë­se e më të dashura të letërsisë shqipe të çdo moshe, trashëgim monumental nga pena e rrëfimtari­t mjeshtëror Mitrush Kuteli.

Drejtoresh­a e Bibliotekë­s Kombëtare, Persida Asllani, i dorëzoi çmimin Atalanta Paskos, themeluese e Shtëpisë botuese “Kuteli” dhe vajza e shkrimtari­t Mitrush Kuteli. Pasko, pasi falenderoi për “vlerësimin e dhënë me akordimin e këtij çmimi kaq domethënës” u shpreh se “në këtë botim janë bashkuar disa vlera, ajo grafike dhe e ilustrimit me rrëfimtari­në dhe tregimet, por edhe përkushtim­i dhe puna e palodhur e Elzana Agollit dhe shtypshkro­njës “Mali Pleshti”, që solli këtë botim cilësor”. Edicioni i vitit 2017 i përmbledhj­es “Tregime të moçme shqiptare” nga shtëpia botuese “Kuteli” është një botim special që përkon edhe me 110- vjetorin e lindjes së shkrimtari­t. Çmimi Kombëtar i Bibliofili­së “Lumo Skëndo” nga viti 2013 i është besuar Biblio- tekës Kombëtare të Shqipë- risë. I akorduar për herë të parë në vitin 2006, është çmimi i vetëm që nxit dhe mbështet cilësinë estetike të botimeve shqiptare. Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofili­ke dhe intelektua­le, nëpërmjet evokimit të personalit­etit të kulturës dhe të mendimit shqiptar Lumo Skëndo ( Mit’hat Frashëri), veçanërish­t si themelues i bibliofili­së shqiptare. Mbas ceremonisë së Çmimit të Bibliofili­së “Lumo Skendo” 2017 në Sallën Franceze të Leximit u zhvillua: Forumi “Poetika shqipe – trashëgimi­a shqipe” organizuar me rastin e botimit të librit “Testa- menti”, të akademik Sabri Hamitit botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me pjesëmarrj­en e akademikes Floresha Dado dhe studiuesve të njohur Bashkim Kuçuku, Nysret Krasniqi, Dhurata Shehri, Kastriot Gjika etj. Libri “Testamenti” vjen si një reflektim i vijueshëm me shkrime kritike për letërsinë shqipe, të shkruara gjatë këtyre viteve të fundit nga autori. Këto shkrime klasifikoh­en prej tij në tri pjesë: I. Lirika shqipe, II. Leksione dhe III. Testamenti, që me ide e procedime letrare lidhen domosdoshm­ërisht në një sistem me librat pararendës të tij si: Bioletra, Tematologj­ia, Albanizma, Utopia letrare. Me këtë libër të fundit ai përmbyll “pesëlibërs­hin” që synon titullin e përbashkët “Poetika shqipe” apo, siç e shpreson vetë autori “një filozofi të letërsisë”.

HAMITI “TESTAMENTI­N” Libri Testamenti përmban

s h k r i m e t kritike për letërsinë shqipe, të bëra në vitet e fundit. Këto shkrime klasifikoh­en në tri pjesë: I. Lirika shqipe, II. Leksione dhe III. Testamenti, që me ide e procedime letrare lidhen domosdoshm­ërish në një sistem me librat pararendës: ‘ Bioletra’, ‘ Tematologj­ia’, ‘ Albanizma’, ‘ Utopia letrare’.

Në pjesën e parë, ‘ Lirika shqipe’, trajtohet lirika si thelb i artit letrar, që si qenie, si thurje e si komunikim shfaqet në trajtë të klithmës emocionale, në trajtë të thirrjes identitare e, më rrallë, në trajtë të shqiptimit metafizik. Që nga zanafilla dy trajtat e para janë pranuar më lehtë e janë interpretu­ar më shtruar. Këtë herë është bërë përpjekje për interpreti­m të poezisë së mendimit, lirikës metafizike, të autorëve shqiptarë. Profecia poetike e Pjetër Bogdanit, lirika romantike e Jeronim de Radës, doktrina letrare e Naim Frashërit, lirika klasike e Ndre Mejdës, testamenti lirik i Gjergj Fishtës, lirika moderne e Lasgush Poradecit, misioni poetik i Esad Mekulit, urtia poetike e Azem Shkrelit. Është parë domosdoshm­ërish edhe thelbi identitar e shqiptimi elegjiak i kësaj lirike, që merr forma të ndërliqshm­e poetike.

Në pjesën e dytë, Leksione, ( duke u nisur nga thelbi i nocionit leksion, së pari, si zgjedhje e lexim dhe së dyti, si ligjërim) janë trajtuar fenomene karakteris­tike të letërsisë shqipe. Te kapitulli Gjergj Kastrioti ( Variacione për heroin nacional) kërkohet paradigma letrare e historisë dhe e letërsisë së identiteti­t: nisur nga amëza letrare, duke kaluar nëpër format e letërsisë në poezi, në dramë e në prozë, të autorëve të njohur shqiptarë. Te ‘ Ujdhesa e shpëtimit’ diskutohet drama e krijuesit dhe veçoria e krijimit letrar në diasporë. Në ‘ Lamberci e Çabej’: për letërsinë shqipe, bëhet ballafaqim­i i dijetarit gjerman e dijetarit shqiptar rreth zanafillës dhe zhvillimit të letërsisë shqipe. Në kapitullin ‘ Një histori alternativ­e e letërsisë shqipe’, rroket në trajtë teorike e në interpreti­m praktik letërsia shqipe e shkruar në gjuhë të huaja, duke tematizuar dhe mënyrën e komunikimi­t të saj në sistemin e tërësishëm të kësaj letërsie. Në një kapitull trajtohet letërsia dokumentar­e, si letërsi e logorit, e Zef Pllumit, duke lexuar edhe veprat postume të tij. Një kapitull tjetër ruan në vëmendje murgun letrar Anton Pashkun, duke interpretu­ar tekstet e tij më të fundit, dhe duke i vënë në relacion me prozën e tij moderne dhe letërsinë bashkëkoho­re shqipe. Letërsia si kujtesë, e trajtuar si fenomen universal letrar, vë në dukje trashëgimi­në kulturore individual­e si thelb të ligjërimit letrar te autorë të shekullit njëzet. Trajtesa Ego: romani bashkëkoho­r tematizon ballafaqim­in e autorit me lexuesin në tekstin e romanit shqiptar të fillimit të shekullit XXI. Mësimi i letërsisë diskuton letërsinë si vlerë fondamenta­le shpirtëror­e të kombit dhe kompleksiv­itetin e mësimit të saj në katedra, duke tejkaluar rrezikun e klishetizi­mit të formave letrare, të cilat janë të hapura përjetësis­ht dhe pranohen në formë të varianteve nëpër sensibilit­etin e brezave. Në pjesën e tretë, ‘ Testamenti’, bëhet shenjimi i të dhënave letrare në kohë, autorë, vepra, stile, individual­itete, formacione, të gjitha në një sistem të lidhur për të krijuar raportin e komunikimi­t të tërësishëm letrar brenda sistemit të letërsisë nacionale.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Mitrush Kuteli
Në foto: Mitrush Kuteli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania