Gazeta Shqiptare

Krijimi i ushtrisë së Kosovës, Presidenti Meta: Vendim historik

Themelimi, Rama uron me foton e Thaçit

-

Presidenti

i Shqipërisë, Ilir Meta e quan vendim historik krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Me një mesazh urimi ne rrjetet sociale, fill pas votimit në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Ushtrisë, Meta thekson se kjo dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjës­i të reja në ndërtimin e institucio­neve demokratik­e. "Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjës­i të reja në ndërtimin e institucio­neve demokratik­e dhe për të kontribuar vendosmëri­sht për paqen, stabilitet­in e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro- atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi his- torik", shprehet z. Meta. Kurse Kryeminist­ri Rama ne mesazhin e tij pas vendimit historik të transformi­mit të FSKsë në ushtri të Kosovës uroi me një foto të presidenti­t Hashim Thaçi veshur me uniformë ushtarake. Fotoja është sh- krepur dy ditë më parë teksa Thaçi vizitonte kazermën "Adem Jashari". Krah fotos, Rama shkruan fjalën urime tri herë, shoqëruar me flamujt e Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. trisë sa foli për një kundërpërg­jigje ushtarake. Presidenti serb kërkoi përkrahje nga Rusia dhe Kina. "Forcën ushtarake të Kosovës, Serbia e sheh si kërcënim ndaj 120 mijë pjesëtarëv­e të komuniteti­t serb në Kosovë. Serbia nuk e njeh Kosovën që deklaroi pavarësinë e saj para dhjetë vjetësh", ka shtuar BBC. Reagim i menjëhersh­ëm ka qenë edhe nga ana e NATO- s të cilët shprehën keqardhje për formimin e ushtrisë së Kosovës. Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g sërish ka shprehur kundërshti­min e tij për transformi­min e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. "Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësish­t shqetësime­ve të shprehura nga NATO. Përderisa transformi­mi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në parim është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, ne e kemi bërë të qartë se kjo lëvizje vjen në kohën të papërshtat­shme",- ka thënë Stoltenber­g.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania