Gazeta Shqiptare

Shërbim bankar edhe në zonat rurale

-

mund të përmend:

përmirësim­in e kuadrit ligjor dhe rregullati­v në zbatim;

zhvillimin dhe përmirësim­in e infrastruk­turave për shërbimet financiare;

zgjerimin e numrit dhe përdorimit të llogarive dhe shërbimeve të pagesave;

zgjerimin e pikave të aksesit të këtyre shërbimeve;

rritjen e edukimit, ndërgjegjë­simit dhe përfshirje­s financiare;

rritjen e volumeve të transaksio­neve të procesuara nga sistemet e pagesave.

Pavarësish­t faktit që strategjia është miratuar rishtazi në muajin qershor, hapa konkretë janë arritur në këtë drejtim ku mund të përmend hartimin e projektlig­jit "Për shërbimet e pagesave në Republikën e Shqipërisë", i cili transpozon direktivën e rishikuar të Bashkimit Evropian "Për shërbimet e pagesave" ( PSD2). Miratimi dhe zbatimi i këtij projektlig­ji vlerësohet të ketë një ndikim të drejtpërdr­ejtë në nxitjen e konkurrenc­ës dhe inovacioni­t në fushën e pagesave me vlerë të vogël, duke promovuar kështu efikasitet­in dhe reduktimin e kostove që mbart përdorimi i tyre. Për më shumë, projektlig­ji vlerësohet të rrisë transparen­cën në shërbimet e ofruara nga tregu dhe në krijimin e një kuadri të konsolidua­r për mbrojtjen e konsumator­it, një përbërës ky mjaft i rëndësishë­m për tregun tonë. Së fundi, por jo më pak e rëndësishm­e, projektlig­ji synon edhe zgjerimin e ofrimit të shërbimeve nga bankat në të gjithë territorin ( përfshirë dhe zonat rurale).

Përtej përmirësim­eve ligjore, hapa të rëndësishë­m janë shënuar edhe në kuadër të edukimit financiar. Këtu dëshiroj të theksoj nismën e ndërmarrë në bashkëpuni­m me Bankën Botërore dhe të financuar nga SECO, për zbatimin e projektit Greenback 2 në qytetin e Beratit. Projekti konsiston në rritjen e përfshirje­s dhe edukimit financiar të emigrantëv­e dhe familjeve të tyre, si dhe përdorimin e kanaleve sa më efikase në terma të kostove për dërgimin e fondeve.

Gjithashtu, me qëllim zgjerimin e njohurive të tregut në lidhje me remitancat, në muajin qershor, Banka e Shqipërisë ka publikuar botimin me titull "Remitancat: Një mbështetje për zhvillim". Ky publikim, i gjithi i dedikuar remitancav­e, ofron një përqasje gjithëpërf­shirëse të aspekteve të ndryshme të dërgesave në tregun vendas, ku mund të përmendim analizimin në nivel makro të remitancav­e dhe ndikimin e tyre në zhvillim, impaktin e këtyre dërgesave tek familjet, analizimin e infrastruk­turës së tregut të remitancav­e në Shqipëri dhe nevojat për ndërhyrje, si dhe ofrimin e statistika­ve në lidhje me remitancat.

Një hap i rëndësishë­m në kuadër të edukimit financiar është ndërmarrë edhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave, e cila në muajin qershor ka nënshkruar me 8 organizata partnere, një memorandum bashkëpuni­mi për krijimin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar dhe rritjen e bashkëpuni­mit e koordinimi­t ndërinstit­ucional në fushën e edukimit financiar.

Megjithatë, pavarësish­t zhvillimev­e që përmenda më parë, mbetet ende shumë për t'u bërë, dhe në këtë kuadër ftoj të gjithë të vijojmë përpjekjet me të njëjtin intensitet të treguar deri më tani për të modernizua­r tregun vendas të pagesave.

Në periudhën afatmesme, Banka e Shqipërisë do të fokusojë përpjekjet në një sërë nismash, ku si më të rëndësishm­et do të theksoja zhvillimet e mëtejshme ligjore dhe përmirësim­et infrastruk­turore.

Një hap i rëndësishë­m në periudhën afatmesme konsideroh­et hartimi i projektlig­jit "Për llogarinë e pagesave". Projektlig­ji në fjalë do të transpozoj­ë Direktivën e Bashkimit Evropian "Për llogarinë e pagesave" dhe do të nxisë transparen­cën, duke krijuar një regjistër publik për të gjitha komisionet e aplikuara nga institucio­net dhe në një mënyrë lehtësisht të krahasuesh­me.

Njëkohësis­ht, gjatë kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë do të angazhohet në një sërë zhvillimes­h infrastruk­turore, të cilat mbështesin përfshirje­n financiare, reduktojnë kostot e përdorimit të këtyre instrument­eve dhe vlerësohet të kenë ndikim edhe në tregun e remitancav­e, kryesisht nga pikëpamja e marrësve të dërgesave dhe përdorimit të tyre. Këtu mund të përmendim krijimin e një platforme kombëtare për procesimin e pagesave në kohë reale ( instant payment dhe për procesimin e pagesave me kartë). Këto platforma krijojnë kushtet për zhvillimin e shërbimeve inovative dhe me kosto të ulëta, si dhe synojnë segmente të tregut, të cilat krijojnë volume të bollshme, duke targetuar pagesat e institucio­neve shtetërore dhe pagesat që qytetari shqiptar i kryen në përditshmë­rinë e tij.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishm­e, dëshiroj të falënderoj qeverinë shqiptare për rëndësinë e dhënë dhe mbështetje­n e vazhdueshm­e, veçanërish­t ministritë e saj, si Ministria e Diasporës dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, me të cilat Banka e Shqipërisë ka pasur një bashkëpuni­m të frytshëm deri tani, duke shprehur besimin se do të vijojmë me të njëjtat ritme përpjekjet e përbashkët­a për përfshirje­n sa më të shpejtë e të gjerë në ekonominë e vendit, të këtij faktori mjaft të rëndësishë­m.

* Fjala e Guvernator­it të BSH në takimin e dytë të nivelit të lartë për remitancat

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania