Gazeta Shqiptare

Frikë për të mos humbur, Partizani e Kukësi barazojnë

Bardhi e Rexhinaldo shpërdoroj­në mundësi shënimi. Në pjesën e dytë ekipet më shumë mbrohen Në "Selman Stërmasi" mbyllet çdo gjë me shifrat 0- 0

-

Ka përfunduar pa fitues kryesfida e jav ës së 17 të Kategorisë Superiore, ajo mes Partizanit dhe Kukësit, e zhvilluar në stadiumin "Selman Stërmasi" të kryeqyteti­t. Nën reshjet e shiut që shoqëruan takimin në pjesën më të madhe të lojës, si kryesuesit e kampionati­t, ashtu edhe verilindor­ët dhuruan një ndeshje të luftuar shumë thuajse në çdo sektor të fushës. Gjithsesi, frika për të mos humbur ishte ajo që triumfoi përballë dëshirës për fitore, ndaj asnjë prej skuadrave nuk bëri mjaftueshë­m për të dërguar topin në rrjetë, duke bërë që sfida të mbyllej në barazim 0- 0. Partizani rrezikoi i pari në dy momente me Bardhin, ndërsa Kukësi pati një mundësi të mirë në pjesën e parë, me Reginaldon që i shkoi pranë golit, pas një gjuajtjeje me kokë. Gega përforcoi sulmin në pjesën e dytë, por pa rrezikuar seriozisht kuadratin e Frashërit, me Kukësin që gjithashtu u mbrojt me kujdes. Vërshëllim­a e trefishtë e gjyqtarit kryesor Enea Jorgji bëri që skuadrat të ndajnë nga një pikë, rezultat që lë të kënaqura të dyja skuadrat, pasi Partizani mbetet në krye të renditjes, tash- më me 36 pikë, ndërsa Kukësi merr vendin e dytë me 31 pikë dhe mbi të gjitha nuk humb në fushën e rivalit direkt për titull.

GEGA: PARTIZANI PARAGJYKOH­ET

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur për "Supersport" pas barazimit 0- 0 kundër Kukësit, ku u shpreh: "Çdo mungesë, në pozicionin që jemi dhe momentin që jemi, pa përjashtua­r moshën, besoj se ndjehet. "Jam jashtëzako­nisht i kënaqur për atë që dhamë në fushë, luajtëm me një rival për t'u respektuar. Me gjithë gabimet tona, morëm maksimumin. Jemi përpara një fakti që të gjithë do të korrigjohe­mi dhe të bëhemi gati të kemi më shumë potencial dhe mësojmë nga gabimet. Partizani është i njohur për historinë, është i paragjykua­r para kampionati­t, sot jemi këtu, kam respekt ndaj kujtdo dhe një ndeshje e mirë ndaj Partizanit është benefit për këdo. Ne luajtëm me Kukësin, ekip kampion". Trajneri i Kukësit, Armando Cungu foli për "Supersport" pas ndeshjes kundër Partizanit, ku u shpreh jo shumë i kënaqur me marrjen e një pikë nga kjo sfidë. Për këtë barazim, Cungu bën "fajtor" portierin Hoxha, duke e quajtur të shkëlqyer: "Normalisht që dëshira e çdokujt është të fitojë ndeshjen, ishte objektivi ynë. Dëshirën dhe mundësitë i treguam në fushë ku ishim afër fitores. Nuk po luanim me ekip dosido, por me kryesuesin. E dinim që nuk ishte e lehtë, por jam i kënaqur me atë që dhanë djemtë. Për mosmarrjen e tri pikëve, faktor ishte edhe Hoxha, i cili ishte në ditën më të mirë të kampionati­t. Dëshira dhe objektivi ishte për të marrë tri pikë, për ta provuar. Fakti që iu afruam nga 12 në 5 pikë kundërshta­rit, një trepikësh do të ishte shumë i ngrohtë për ne. Por nuk ka pse të mos jem pjesërisht i kënaqur me një pikë, pasi luanim ndaj vendit të parë, në fushën e tij".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania