Gazeta Shqiptare

Rama, studentëve: Mos u bëni si Luli në çadër, nuk kërkoj pazar

Kreu i qeverisë ka ripërsërit­ur dje thirrjen e tij për t'u ulur dhe biseduar "Nëse kemi ndërmend të jetojmë së bashku, duhet të dialogojmë"

-

Studentët kanë vijuar qën dresën e tyre për të 12 ditën me radhë, ndërsa kryeminist­ri Edi Rama nëpërmjet një sërë komunikime­sh në rrjetet sociale u ka kërkuar atyre në vazhdimësi edhe dje që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të dialogojnë. Edhe një herë kryeminist­ri ka theksuar se është i gatshëm që t'i plotësojë të gjitha kërkesat e listuara nga studentët, por që kjo të bëhet e mundur, ai ka vënë theksin pikërisht te nevoja për të dialoguar. Rama ka publikuar një thënie të ish- zonjës së parë të SHBA- ve, politikane­s, diplomates dhe aktivistes amerikane, Eleanor Roosevelt, ku evidentohe­t nevoja për të dialoguar, pavarësish­t kundërshti­ve apo mendimeve të ndryshme që mund të kenë palët. "Ne duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë së bashku, ose do të mësojmë të jetojmë së bashku dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë së bashku, duhet të dialogojmë", citoi Rama Eleanor Roosevelt. Më vonë, në mungesë të një komunikimi të drejtpërdr­ejtë, kreu i qeverisë sërish përmes rrjeteve socialiste publikoi një foto nga protestat e ngjashme të studentëve në SHBA, ku ata i bënin thirrje qeverisë për dialog. Pra, ndryshe nga këtu në Shqipëri, ku ajo që bën thirrje për të biseduar është qeveria, dhe ata që refuzojnë bisedimet janë studentët. "Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulj­e duke kërkuar dialog dhe transparen­cë, stu- dentët arritën t'i ulin në tryezë autoritete­t dhe morën një marrëveshj­e të favorshme", shkroi Rama. Nuk ka munguar edhe paralelizm­at e tij me sjelljen e opozitës rreth dy vite më parë, teksa protestont­e në çadër dhe refuzonte çdo lloj thirrjeje për dialog nga qeveria dhe faktori ndërkombët­ar. Ndaj Rama u ka bërë thirrje studentëve që të mos bëhen si kreu i demokratëv­e, Lulzim Basha, që në atë kohë refuzonte çdo thirrje të tillë për dialog. Kjo pasi siç shprehet kryeminist­ri, të gjithë e dinë rezultatin e asaj sjelljeje të opozitës në fund. "S'jeni Luli? Po atëherë bëni ekzaktësis­ht si Luli që futet në çadër e bërtet, s'dua dialog, plotëso kërkesat se s'dal nga çadra!? Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s'vij! E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherë, as negociata! Dialog", thuhej në mesazhin e Ramës. Kryeminist­ri më parë ka bërë të ditur se qeveria që ai drejton është e gatshme që të plotësojë të 8 kërkesat që paraqesin studentët, por duke vënë si kusht të vetëm dialogun për të përcaktuar së bashku një marrëveshj­e, ku të vendosin një kalendar të qartë të çdo veprimi që duhet të ndiqet për real- "S'jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësis­ht si Luli që futet në çadër e bërtet, s'dua dialog, plotëso kërkesat se s'dal nga çadra!? Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s'vij! E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherë, as negociata! Dialog". izimin e tyre. Ai ka kërkuar nga studentët që të zgjedhin një përfaqësi dhe të ulen, qoftë edhe në sallën e parlamenti­t për të biseduar rreth të gjitha problemati­kave që ata kanë ngritur. Ndërkohë që nga ana tjetër, ai ka bërë përgjegjës­e për këtë situatë edhe trupën drejtuese të universite­teve, të cilat sipas tij keqpërdorë­n autonominë që i ka dhënë qeveria.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania