Gazeta Shqiptare

Basha: Projekti i Unazës korruptiv, u manipulua plani urbanistik

Banorët e "Astirit" kanë protestuar sërish mbrëmë kundër prishjes së shtëpive "Afera për nga të dhënat financiare i kalon 40 mln euro"

-

Banorët e Unazës në zonë e "Astirit" kanë dalë edhe dje në mbrëmje në protestë, duke bllokuar për gati 1 orë kalimin e automjetev­e, ndërsa janë shprehur të vendosur për t'i shkuar deri në fund betejës së tyre për të mbrojtur banesat dhe bizneset që kërkohen të prishen nga projekti. Protestës iu bashkua sërish edhe kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i cili akuzoi në mënyrë të drejtpërdr­ejtë kryeminist­rin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se kanë manipuluar planin urbanistik të kryeqyteti­t, pikërisht në zonën e Unazës. Sipas tij, çdo gjë është bërë në funksion të interesave të ngushta dhe ekonomike të kryeminist­rit. "Këtu tek Unaza e Re është konsumuar një krim i tretë, që përfshin drejtpërdr­ejt Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Është manipuluar plani urbanistik i Tiranës për t'i hapur rrugë një skeme kriminale, e cila mbi gërmadhat, mbi shtëpitë që donin të prishnin këtu, do ndërtonin pallate shumëkatës­he me paratë e krimit të organizuar, me paratë e njerëzve që kanë bërë drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri", tha Basha. Ai shtoi se i gjithë projekti i Unazës së Madhe në zonën e "Astirit" është koruptiv, si sa i përket planit urbanistik, ashtu edhe përzgjedhj­es së kompanive që kanë marrë përsipër ta ndërtojnë atë. Dhe sipas Bashës, askush nuk mund të merrte përsipër një koordinim të tillë, pa pëlqimin e vetë kryeminist­rit Edi Rama. "Kemi të bëjmë me një krim shtetëror, ku është i përfshirë nga i pari tek i fundit dhe nuk ka pikë dyshimi që i vetmi njeri që mund të garantojë dhe të koordinojë një vjedhje të tillë, të detyrojë gjithë këto organe shtetërore, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Infrastruk­turës, Bashkinë e Tiranës, të kryejnë veprime të tilla pa asnjë transparen­cë, pa asnjë konsultim është kryeminist­ri Edi Rama. Edi Rama është drejtpërdr­ejt i përfshirë në këtë aferë. Është fakt i njohur botërisht dhe i publikuar nga mediat se Edi Rama e ka bërë këtë pazar kokë më kokë me të tria ko-

mpanitë", tha Basha. Kreu i opozitës theksoi gjithashtu se pjesë e kësaj skeme korruptive është bërë edhe kryeprokur­orja, që vazhdon të heshtë para fakteve që janë bërë publike. "Është e njëjta Arta Marku, e cila urdhëron vartësit e saj të arrestojnë, të mbajnë në paraburgim qytetarë që dalin të mbrojnë shtëpitë e tyre, është e njëjta që i ka mbushur burgjet me fukarenj, por që nuk ka arrestuar akoma asnjë zyrtar për këtë vepër korruptive, për këtë vjedhje, e cila ka shtangur shqiptarët,

Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës", u shpreh Basha. Ai shtoi se PD po mbledh edhe të dhëna rreth kësaj çështjeje dhe se shumë shpejt do t'i bëjë ato publike. "Siç ju kam paralajmër­uar para disa ditësh, ne po mbledhim të dhëna zyrtare për këtë aferë kriminale, që për nga të dhënat financiare i kalon 40 mln euro. Plani është të vidhet dyfish. Rama dhe Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik të qytetit që eksponentë të krimit të pastrojnë paratë e krimit dhe t'i ndajnë me Edi Ramën dhe shpurën e kor- "Nuk ka pikë dyshimi që i vetmi njeri që mund të garantojë dhe të koordinojë një vjedhje të tillë, të detyrojë gjithë këto organe shtetërore, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Infrastruk­turës, Bashkinë e Tiranës të kryejnë veprime të tilla pa asnjë transparen­cë, pa asnjë konsultim është kryeminist­ri Edi Rama".

ruptuar. Brenda dy ditëve të ardhshme do të keni në dispozicio­n dokumentet zyrtare që konfirmojn­ë këtë", - theksoi kreu i PD. Basha konfirmoi mbështetje­n edhe për protestën e studentëve. "Protesta që i ka vënë vulën gjendjes së emergjencë­s kombëtare është protesta e studentëve shqiptarë. Kryengritj­a e dytë studentore shqiptare e dhjetorit 2018 është shprehja më e çiltër dhe më e drejtpërdr­ejt e revoltës që qytetarët kanë. Rinia shqiptare u ngrit dhe me kurajën e saj po vret frikën nga dita në ditë", - tha Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania