Gazeta Shqiptare

Krybashkia­ku: Unaza e Re jetike, në fund të gjithë do të jenë të kënaqur

-

Kryetari

i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka kon sideruar jetike për qytetin, zbatimin e projektit për ndërtimin e Unazës së Re, përfshi edhe zgjerimin e saj në zonën e "Astirit". Sipas tij, çdo qytet i madh ka një Unazë të tillë, që i jep frymëmarrj­e trafikut të makinave. "Unaza e Re është jetike për Tiranën. Në çdo qytet, në Londër, Berlin, Uashingon, në çdo qytet të madh fjala ' ring road' është sinonim i një kryeqyteti. S'ka kryeqytet, nëse s'ka një Unazë të Madhe", tha Veliaj. Ai theksoi se Unaza përveçse është një proces ndërtimi, është edhe një proces i akomodimit social të banorëve që preken prej saj. "Dakordësia që kemi arritur sot është që Unaza duhet, por edhe njerëzit nuk duhen lënë në rrugë. Kjo është arsyeja pse shumë pranë jush këtu janë banesat sociale, ku një pjesë e madhe e familjeve që nuk kanë një apartament, sepse ka pasur dhe raste që kanë pasur 7 pallate, tani për 7 pallate unë s'jap dot banesë sociale, por për dikë që ka pasur vetëm atë dhe mund ta ketë ndërtuar në ato vitet e kaosit mbi kolektorin e kanaleve të ujërave të zeza sot është më mirë te banesat sociale. Për pjesën tjetër ka një pagesë cash", tha Veliaj. Sipas tij, pavarësish­t debateve që kanë shoqëruar këtë proces, në fund të gjithë do jenë të kënaqur nga zhvillimi i këtij projekti. "Unë besoj që ato familje, por edhe ne që dhamë të gjithë nga një dorë për të gjetur gjuhën e përbashkët do të jemi krenarë kur Unaza të jetë bërë dhe të themi, më në fund një qytet për së mbari edhe kur vjen puna te trafiku", shtoi Veliaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania