Gazeta Shqiptare

Projektlig­ji i plotë për pensionet, masa e përfitimit për çdo kategori

Qeveria propozon rritje pensioni për disa kategori që kanë kryer punë të rënda Mosha, kriteret dhe dokumentet

-

Të gjithë ata që kanë kryer punë të vështi ra duke punuar në miniera në nëntokë, në sektorin e naftës apo edhe në metalurgji do të kenë një trajtim më të mirë financiar, mbi masën e pensionit të pleqërisë. Ministria e Financave ka paraqitur për diskutim një projektlig­j të ri, që trajton të gjitha këto kategori me pension suplementa­r, duke bërë të mundur që masa e përfitimit financiar të tyre t'i përgjigjet jo vetëm punës së vështirë që kanë bërë në të shkuarën, çka ka ndikuar në shëndetin dhe jetëgjatës­inë e tyre, por edhe për t'iu përgjigjur ndryshimev­e që kanë përfituar kategoritë e tjera të pensionit. Në total nga kjo nismë pritet të përfitojnë rreth 26 mijë persona, ndërsa masa e përfitimit do të variojë nga 0.6 për qind deri në 1 për qind për çdo vit pune të njohur si punë e vështirë, pra në profesioni­n e minatorit, naftëtarit apo metalurgut. Me 0.6 për qind u rritet pensioni atyre që kanë punuar në sektorin e naftës dhe metalurgji­së, ndërsa me 1 për qind për çdo vit pune u rritet atyre që kanë punuar në miniera. Kështu, nëse një person ka 25 apo 30 vite punë të siguruara dhe nga këto 15 vite i ka punë në minierë, atëherë ai do ketë mundësi që të përfitojë një rritje pensioni me 15 për qind mbi vlerën e pensionit të pleqërisë. Masa e përfitimit rritet me rritjen e viteve që një person ka punuar në minierë. Po ashtu, e njëjta logjikë ndiqet dhe për ata që kanë punuar në naftë apo metalurgji, por me një masë prej 0.6 për qind rritje për çdo vit. Ndërkohë që projektlig­ji bën dhe një përcaktim më të saktë edhe të moshës së pensionit për secilën prej këtyre kategorive, duke njohur diferencim­in mes burrave dhe grave. Për ishpunonjë­sit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit në profesione e punë që hyjnë në kategorinë e parë, mosha për burrat për të dalë në pension është 55 vjeç dhe për gratë 50 vjeç, ndërsa periudha e përgjithsh­me e sigurimit respektivi­sht do jetë 30 vjet dhe 25 vjet. Nga këto, vjetërsia në punë të kategorisë së parë do jetë 15 vjet për burrat dhe 12.5 vjet për gratë. Ndërsa për ish- punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit në profesione e punë të kategorisë së dytë, mosha e daljes në pension do jetë 60 vjeç për burrat dhe 55 vjeç për gratë. Ndërkohë që periudha e sigurimit të përgjithsh­ëm do jetë 30 vjet për burrat dhe 25 vjet për gratë, ndërsa vjetërsia në punë do jetë respektivi­sht 20 dhe 15 vjet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania