Gazeta Shqiptare

64 të dënuarit në burgun e Reçit kërkojnë zgjerim të amnistisë

Vetëpërjas­htojnë të dënuarit për dhunë në familje e trafikim Letra për ministren Gjoni: Të falen 18- vjeçarët

-

Pas të burgosurve në burgjet e Drenovës dhe Burrelit, edhe të burgosurit e burgut të Reçit në Malësinë e Madhe i janë drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Presidenti­t Meta, me një peticion ku i kërkojnë zgjerimin e amnistisë me rastin e festave të fundvitit. Persona që vuajnë dënimin në Institucio­nin e Ekzekutimi­t të Vendimeve Penale në Reç në kërkesën e tyre ashtu si bashkëvuaj­tësit e tyre në burgjet e tjera të vendit e bazojnë te vendimet e padrejta të gjykatave. "News 24" ka siguruar kërkesën e të burgosurve të Reçit, ku ndër të tjera thuhet:

"E nderuar ministre, duke qenë se në sistemin gjyqësor kemi marrë vendime të padrejta dhe abuzive dhe në pamundësi për rishqyrtim­in e të gjitha dosjeve, kërkojmë nga ana juaj që amnistia të prekë të gjitha kategoritë e të dënuarve, përjashtua­r të dënuarit për terrorizëm, ata për dhunë në familje, përdhunim dhe shfrytëzim prostituci­oni". Peticioni mban firmën e 64 të dënuarve në burgun e Reçit, shumica prej të cilëve nuk përfshihen në amnistinë e paralajmër­uar për festat e fundvitit. Drafti i paraqitur, i "E nderuar ministre, duke qenë se në sistemin gjyqësor kemi marrë vendime të padrejta dhe abuzive dhe në pamundësi për rishqyrtim­in e të gjitha dosjeve, kërkojmë nga ana juaj që amnistia të prekë të gjitha kategoritë e të dënuarve, përjashtua­r të dënuarit për terrorizëm, ata për dhunë në familje, përdhunim dhe shfrytëzim prostituci­oni". cili ende nuk është miratuar parashikon amnisti për 900 të burgosur, ku përfshihen të dënuarit deri në tri vite, që kanë marr vendimin e formës së prerë deri më 30 nëntor 2018; ata që iu ka mbetur edhe dy vite nga dënimi, për femrat mbi 50 vjeç dhe për meshkujt mbi 60 vjeç. Amnistohen gjithashtu personat të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç, ose më pak se kaq. Ndërkohë përjashtoh­en nga amnistia të dënuarit për krime kundër njerëzimit, për krime seksuale, vepra penale kundër, moralit, dinjitetit, fëmijëve dhe familjes. Po ashtu, nuk përfshihen në draftin e amnistisë personat që kanë kryer krime zgjedhore dhe ata, të cilët i janë shmangur drejtësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania