Gazeta Shqiptare

Ushtria e Kosovës shteron ëndrrat serbiane

- Nga Azgan Haklaj

( vijon nga faqja 1)

... e Kosovës është dyfish legjitime dhe e domosdoshm­e për të mbrojtur lirinë dhe popullin e saj.

Ky popull në shekuj është kërcënuar nga shfarosja, dëbimi nga trojet e veta amtare, kolonizimi e asimilimi i dhunshëm nga hordhitë e Azisë dhe falangat e përgjakshm­e serbo- sllave.

Sot është një moment historik për Kosovën e mbarë Kombin shqiptar.

Ditëlindja e Ushtrisë së Kosovës, ushtrisë më të re në botë, e pagëzuar nga aleati ynë i madh Amerika, nga fuqitë europiane: Gjermania, Franca dhe Anglia, nga gjaku i bijve të saj trima, të cilët si kalorësit e vjetër dardanë e ata të Gjergj Kastriotit u hodhën si shqiponjat në zjarrin e betejave për liri dhe e dhanë jetën për të.

Gjeneralët që i komanduan në shekuj djemtë trima të Kosovës, mbretërit dardanë, Milloshi i Drenicës e Lekë Dukagjini, Sylejman Vokshi, Ali Ibra, Mic Sokoli, Sef Kosharja e deri tek UÇK- ja e lavdishme e emblemat e saj, Jasharajt dhe Haradinajt, i ndanë fishekët e fundit në betejë me bashkëluft­ëtarët e tyre, sipas kodit të lashtë të nderit, të rrënjosur prej shekujsh në genin e luftëtarëv­e të lirisë.

Nga sot Kosova, kombi ynë dhe Ballkani do të jenë më të lirë, sepse ekuilibri i forcës është i garantuar tashmë në gadishulli­n tonë, i cili jo për faj të shqiptarëv­e u ba shesh betejash, masakrash, jo vetëm në Mesjetë, por edhe në dy luftërat e fundit botërore dhe në vitet ' 90- të, pas aktit të shpërbërje­s së Jugosllavi­së Titiste.

Mungesa e shtetit dhe e një ushtrie të armatosur e të stërvitur ka qenë thembra e Akilit për shqiptarët në epokën e nacionaliz­mit të egër ballkanas të shekujve 1920.

Një popull i paarmatosu­r u vu prej 150 vjetësh në grykën e topave, mitralozav­e dhe tankeve, në majat e bajonetave, duke mos kursyer as fëmijët në bark të nanës. Fqinjët tanë barbarë, të armatosur deri në dhëmbë kanë vrarë e masakruar, shpërngulu­r me dhunë, burgosur e internuar gati gjysmën e popullsisë autoktone shqiptare të Kosovës, Nishit, Sanxhakut, Shkupit, Manastirit, Çamërisë e Malit të Zi.

Në historinë e Europës nuk ka ndodhur kurrë që ndaj një populli të hartohen projekte shfarosëse, kolonializ­uese e asimiluese, siç ishin "Megalidhea" greke dhe "Neçertania" serbe. Shpërngulj­et me dhunë e masive të shqiptarëv­e nga trojet e veta etnike kanë filluar qysh në vitet ' 70- të të shekullit të 19- të, duke kulmuar me dëbimet masive drejt Turqisë në mar- rëveshjen serbo- sllave- turke të vitit 1938, shpërngulj­et e çamëve të vitit 1945, projekti Tito- Rankoviç i vitit 1952, marrëveshj­a jugosllavo- turko- greke e shkurtit 1953, e quajtur Pakti Ballkanik, i cili u finalizua me shpërngulj­et e mbi 400.000 shqiptarëv­e në vitet 1953- 1968. Në vend të tyre u sollën 63.000 kolonë sllavë. Në këto vite janë dëbuar me dhunë mijëra shqiptarë të Malit të Zi nga Hoti, Gruda, Plavë- Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Trieshi, Kraja.

Historia u përsërit si në Luftën e Parë Ballkanike, ku patën përdorur një makineri kolosale lufte dhe plot 270.000 ushtarë serbë që Kosova e lirisë dhe e kuvendeve të mëdha, Kosova e kryengritj­es së përgjithsh­me, që u finalizua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, të pushtohej nga barbarët sllavë.

Të njëjtën gjë u përpoq të bënte "kasapi i Ballkanit", Sllobodan Milloshevi­çi: të shpërngult­e me dhunë krejt shqiptarët nga Kosova. Sot Kosova ka ushtrinë e saj. Historia na ka mësuar se një popull që e ka bërë lirinë idealin më të lartë të ekzistencë­s së tij kur është i armatosur, është i pamposhtur në rrugën e tij historike e në vet' ardhmërinë e tij.

Askush tjetër, përveç bar- barëve, çetnikëve e falangave të përgjakshm­e të etura për gjak e zaptim territores­h të huaja nuk e ka frikë krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Shqiptarët kanë dhanë prova të qarta gjatë historisë së tyre e madje edhe në kulmin e fuqisë ushtarake se nuk janë treguar agresorë ndaj fqinjëve të tyre. E kundërta ka ndodhur ndaj nesh.

Sot në trojet iliro- dardano- arbërore janë vendosur kryeqytete­t e Maqedonisë e Malit të Zi. Kjo, jo për faktin se shqiptarët nuk ishin trima e patriotë, por për shkak të forcës së armëve, të intrigave të Fuqive të Mëdha e të barbarizma­ve të agresorëve gjakatarë. Jepu armën në dorë shqiptarëv­e e nxirri në mejdan përballë bajlozëve të tokës dhe detit, ata bëhen të gjithë Gjergj Elez Alija. Armatose një vajzë apo grua arbërore e ajo do të kujtojë në betejë Amazomat, Teutën Ilire, Mamica Kastriotin, Norën e Kelmendit e Shote Galicën.

E drejta zakonore shqiptare dhe kodi ynë i nderit e ndalon rreptësish­t jo vetëm pushtimin e territorev­e të huaja, por edhe vrasjen e burrave të paarmatosu­r, grave, fëmijëve e pleqve.

Për ta mbrojtur lirinë e atdheun nuk mjafton trimëria dhe dashuria për të, apo fakti se je më i madh, apo më i vogël në numër se agresori. Në radhë të parë duhet të jesh i armatosur deri në dhëmbë dhe i gatshëm për të ndarë fatet e atdheut tënd në fushën e mejdanit.

Shumë historianë­ve u duket e habitshme, e pabesueshm­e, por faktet vërtetojnë që mongolët pushtuan Kinën; Aleksandri i Madh Europën, Persinë, Egjiptin, Indinë e Babiloninë me ushtrinë iliro- trake. Aztekët e Hindusit përzunë pushkët e topat e pushtuesve spanjollë. Suedia e vogël mundi Rusinë. Ka mbetur e skalitur në memorien historike qëndresa për mbrojtjen e Trojës, apo Kartagjenë­s. Beteja e spartanëve të Leonidhës përballë ushtrive të Kserksit. Beteja me hordhitë turke për mbrojtjen e Konstandin­opojës, e cila zgjati 53 ditë derisa ra më 29 maj 1453. Aktet heroike të luftëtarëv­e të Konstadino­pojës udhëhiqesh­in nga ky flamur që kanë shqiptarët sot.

Sikur Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu) të zotëronte mjetet e Aleksandri­t të Madh apo të Jul Qezarit do të dëbonte përgjithmo­në Turqit nga Europa dhe do të ndryshonte krejt rrjedhën e historisë. Kështu është shprehur ishstudent­i i "Sarbonës" së Francës, profesori e patrioti i madh, Abaz Ermenji, në veprën e tij "Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Sh- qipërisë".

Sot bijtë e Gjergj Kastriotit e kanë ushtrinë e tyre dhe atdheu i thërret nën armë.

Sot ëndrrat serbe janë shteruar përgjithmo­në. Ëndrrat e Car Llazarit, Stefan Dushanit, të Çubriollov­içëve, Rankoviçit, Sheshelit e Aleksandër Vuçiçit u shuan përjetësis­ht.

Atyre që janë skeptikë për aftësitë luftarake e forcën ushtarake të Kosovës, dua t'u kujtoj se shqiptarët e armatosur shndërrohe­n në gladiatorë në betejë dhe janë të pamposhtur. 600- 700 kalorës të Maltës në shekullin e 16- të e mbajtën fortesën e tyre për 13 muaj përballë 40.000 forcave turke dhe i detyruan të zmbrapsesh­in.

Nëse agresorët e nesërm do të guxojnë ta provojnë forcën e Ushtrisë së Kosovës, fati i tyre nuk do të jetë më i mirë se ai i koalicioni­t egjiptiano- arab i vitit 1967 kundër Izraelit.

Ushtria e Kosovës kërkon përgatitje të lartë, disiplinë e sakrifica të mëdha, por është mënyra e vetme për të mbrojtur kështjellë­n e pamposhtur.

I madhi Xhorxh Uashington kur luftonte kundër ushtrive separatist­e të jugut në Amerikë ndërtoi në katër vjet një rrjet prej mijëra kilometras­h rrugësh e hekurudhas­h për zhvendosje­n e shpejtë të ushtrisë e mjeteve të saj logjistike, i cili është faktor vendimtar për fitoren.

Ushtria e Kosovës së shpejti do të ketë arsenalin e saj, artilerinë e rëndë, tanke e autoblinda, helikopter­ë e avionë luftarakë. Rruga e Kombit është arteria kryesore ku do të operojë Ushtria e Kosovës në rast nevoje. Sigurisht, kërkohen edhe rrugë të reja strategjik­e e aero- portuale.

Shqipëria si shtet nuk guxon të shmanget nga detyrimet e saj.

Qeveritë shqiptare të sotme e të nesërme duhet të vënë në dispozicio­n të gjitha asetet kombëtare, ushtarake e bazat e veta logjistike për Ushtrinë e Kosovës, që të garantojë një mbrojtje të përbashkët dhe të pathyeshme, e cila do të legjitimon­te të drejtën historike hyjnore të shqiptarëv­e "Një Komb, Një Ushtri".

Kombi shqiptar pas betejash të përgjakshm­e për liri e pavarësi, është rreshtuar para botës në kahun e drejtë të historisë. Ai është aleat i NATO- s, i SHBA- ve dhe i Europës Perëndimor­e. Është aty ku e ka vendin e rrënjët e veta historike e kulturore. Aty ku e ka vendosur kryetrimi i historisë sonë "Gjergj Kastrioti- Moisiu Ynë".

Lavdi, bekim e të ardhme të ndritur Kosovës e ushtrisë së saj, krijuar në vitin jubilar të Gjergj Kastriotit ( Skënderbeu­t). Gëzuar Ushtri e Kosovës!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania