Gazeta Shqiptare

Për një arsim universita­r publik cilësor dhe falas

- Nga Valbona Nathanaili

( vijon nga faqja 1)

... në bulevard, përballë Kryeminist­risë dhe të mijëra studentëve të tjerë nga të gjitha universite­tet publike të Shqipërisë, për shkak të tarifave të papërballu­eshme, ndërkohë që nuk justifikoh­en me cilësinë e mësimeve, diplomës e të infrastruk­turës, me nivelin e aftësive të shumë pedagogëve, me mungesën totale të laboratorë­ve e mundësive për të qenë pjesë e kërkimit shkencor, në rrjedhojë të:

" Një ligji, për të gjitha llojet e institucio­neve të arsimit të lartë, por që penalizon universite­tet publike.

" Një vendimi, për t'u regjistrua­r në arsimin e lartë sipas meritës e preferencë­s, por promovon amulli, kaotizëm dhe i hap luftë çdo lloj politike sociale.

" Një udhëheqje nga një grup njerëzish të interesuar të ruajnë këtë gjendje degradimi dhe që synim të vetëm kanë shpartalli­min me sukses, ditë pas dite, të interesave të publikut.

" Zhdukjes nga synimet prioritare të qeverisë, të zhvillimit të arsimit publik.

" Hartimit të politikave të edukimit nga një grup njerëzish, që e kanë edukimin një biznes më shumë dhe interesat e shoqërisë një llogore tjetër që duhet shpartallu­ar.

Kërkohet: " Të bëhet një ndryshim rrënjësor e cilësor në arsim, sepse arsimi nuk pret!

" Që ndërmjet shpenzimev­e të luksit që propozohen për rrugë e vepra që do i kishin zili edhe vendet më të përparuara të Evropës, dhe shpenzimev­e më shumë nga buxheti i shtetit për arsim të lartë publik e cilësor, të zgjidhet alternativ­a e dytë, sepse të gjithëve duhet t'u jepet mundësia të mësojnë e ndjekin një shkollë të lartë cilësore.

Kërkesat e të rinjve që prej dhjetë ditësh qëndrojnë në protestë, në bulevard, ndërkohë që duhej të ishin në auditorë e laboratorë­t e kërkimit shkencor, janë kërkesat e të gjithë shoqërisë!

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë vendi i pabarazive dhe shpërndarj­es josimetrik­e të mundësive. Në këto tri dekada postkomuni­zëm, biseda për arsimin e lartë është mbizotërua­r vetëm nga zërat që e kanë parë këtë sektor si treg, si mundësi për të bërë biznes, për të fituar dhe abuzuar, dhe asnjëherë si interes publik. Sistemi arsimor ka detyruar më shumë të rinj të largohen, ka prodhuar më shumë të papunë, ka nxitur gjithnjë e më shumë pa- kënaqësi.

Si shoqëri duhet t'u japim mundësi të gjithëve të mësojnë e të ndjekin një shkollë të lartë e të marrin një arsim cilësor sa më bashkëkoho­r - askush nuk duhet të ndihet i përjashtua­r, ose i lënë mënjanë për mungesë fondesh a të ardhurash. Fëmijët e atyre që nuk kanë, duhet të edukohen po aq mirë sa fëmijët e atyre që kanë.

Shërbimi që një edukim cilësor i bën shoqërisë, materializ­uar në një universite­t publik e të arritshëm për të gjithë është i madh. Për këtë arsye, sa më i madh të jetë shërbimi, aq më e vogël duhet të jetë pagesa e konsumator­ëve të tij.

Pas plotësimit të menjëhersh­ëm të të gjitha kushteve të vendosura nga studentët, artikuluar qartë dhe pa ekuivok, rruga e mëtejshme duhet të jetë:

1. Rritja e buxhetit të shtetit për arsimin e lartë publik, në nivelin e mesatares së vendeve evropiane. Një e ardhur që mund të krijohet është krijimi i një takse emergjente për arsimin, për një periudhë 5- vjeçare, nga të gjitha kompanitë e korporatat me një buxhet përtej një vlere të caktuar.

2. Ndryshimi i mënyrës së regjistrim­it në institucio­net e arsimit të lartë publik: si hap të parë, duke hequr listimin e universite­teve private nga formulari që plotësojnë maturantët- kandidatët për studentë.

3. Ndryshimi i Ligjit Nr. 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë ( i ndryshuar me Ligjin Nr. 9832, datë 12.11.2007) sepse:

" Cenon autonominë e universite­teve publike, në shumë pika, veçuar: Neni 14, pika c, "Senati akademik vendos me shumicën e votave të anëtarëve të tij projektbux­hetin e institucio­nit, pasi merr miratimin nga këshilli i administri­mit"; Neni 15, pika ë, "Rektorati zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga senati akademik dhe këshilli i administri­mit"; Neni 16 Këshilli i administri­mit, pika 1: "Këshilli i administri­mit është organ kolegjial vendimmarr­ës, që mbikëqyr e kontrollon veprimtari­të e institucio­nit të arsimit të lartë, që lidhen me menaxhimin administra­tiv, financiar, ekonomik dhe të pronave të tij; pika 4: Këshilli i administri­mit përbëhet nga: a) anëtarë të personelit akademik, së paku me gradë shkencore, të zgjedhur drejtpërdr­ejt nga personeli akademik i çdo njësie kryesore të institucio­nit; b) anëtarë të caktuar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, përfaqësue­s nga fushat e shkencës, ekonomisë, kulturës, autoritete të pushtetit qendror dhe vendor; c) një anëtar, përfaqësue­s i zgjedhur nga këshilli i studentëve të institucio­nit; pika 5: Anëtarët, sipas shkronjës "b" të pikës 4 të këtij neni caktohen dhe shkarkohen nga ministri i Arsimit dhe Shkencës. Numri i anëtarëve të caktuar është një më pak se gjysma e numrit të anëtarëve të këshillit të administri­mit. Këshilli i administri­mit zgjedh kryetarin prej anëtarëve të brendshëm të tij, me dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve.

4. Krijimi i një Asambleje Kombëtare për Arsimin, me këto detyra e përgjegjës­i:

" Funksionon për një periudhë 2- vjeçare, me përbërje jo më shumë se 100 veta nga të gjitha universite­tet publike, pedagogë e studentë, si dhe grupe të ndryshme interesi, që do të mblidhet në Kuvendin e Shqipërisë, një herë në muaj.

" Ka detyrë draftimin e një strategjie për përmirësim­in e zhvillimin e arsimit të lartë në veçanti dhe arsimin në përgjithës­i.

Arsimi nuk pret!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania