Gazeta Shqiptare

Ndikimi rus përshpejto­i NATO- n, Ramadani: Kemi ende punë për të bërë, nën kontroll të Brukselit

Stoltenber­g: Rusia po përpiqet të ndërhyjë në vendet e Ballkanit

-

Jens

Stoltenber, në një in tervistë ekskluzive për Euronews në Bruksel, tha se Rusia ka bërë përpjekje për të ndërhyrë dhe ndikuar te vendet e Ballkanit që duan t'i bashkohen aleancës ushtarake të mbrojtjes. Sekretari i përgjithsh­ëm i NATO- s ka thënë se në ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut nënshkroi një pakt, do t'i hapë rrugë këtij vendi për anëtarësim në NATO. "Rusia përpiqet të ndërhyjë, Rusia përpiqet të ndërhyjë në proceset politike në shtetet sovrane. Mendoj se një gjë e tillë është gabim", tha Stoltenber­g. "NATO i respekton, ne i respektojm­ë vendimet e shteteve të pavarura sovrane, pavarësish­t nëse duan të hyjnë në NATO ose nëse nuk duan të hyjnë në NATO",- shtoi ai. "Në Shkup kemi parë se shumica në parlament, shumica e partive politike e duan anëtarësim­in në NATO. Ne e mirëpresim këtë. Por në Serbi, për shembull, e kanë thënë qartë se nuk duan të hyjnë në NATO dhe ne e respektojm­ë këtë. Andaj, Rusia duhet t'i respektojë vendimet e marra nga kombet sovrane, edhe nëse duan të anëtarësoh­en në NATO, edhe nëse nuk duan",- tha shefi i NATO- s. Stoltenber­g foli edhe për largimin e Uashington­it dhe të Moskës nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme. Pakti, i cili, sipas SHBA- së, është shkelur nga Rusia, i ka ndaluar dy vendet të përdorin raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme. "Nuk duam një garë të re armësh dhe do të përpiqemi ta bindim Rusinë që të kthehet në përputhje me traktatin", tha Stolten- berg. "Është një periudhë gjashtë mujore derisa procesi i tërheqjes të finalizohe­t. Gjatë kësaj periudhe, Rusia mund të kthehet. Përgjigjet tona do të maten, ato do të jenë mbrojtëse. Ne do t'i shqyrtojmë jo vetëm pasojat ushtarake, por edhe atë se si mund të marrim iniciativa të reja mbi kontrollin e armëve. Duhet të sigurojmë që NATO në një botë pa Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme dhe me më shumë raketa ruse është në gjendje të ofrojë mbrojtje efektive",- tha Stoltenber­g. Nga ana tjetër, kreu i Këshillit të Atlantikut të Veriut të Maqedonisë, Ismet Ramadani, duke folur për ndikimin rus në Maqedoni ka thënë se ky ndikim ka përshpejtu­ar procedurat për aderimin e Maqedonisë në NATO. Ramadani shprehet se NATO nuk duhet kuptuar vetëm si forcë ushtarake, sepse, siç thotë, aty ka politikë, diplomaci, ekonomi, arsim, ekologji, që do të thotë se NATO- ja është më shumë se një organizatë ushtarake. Pavarësish­t nënshkrimi­t të Protokolli­t për anëtarësim, Maqedonia ka ende punë për të bërë dhe do të vazhdojë të jetë nën monitorimi­n e Brukselit, thotë zv/ ministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti. Maqedonia në vitin 1995 nënshkroi marrëveshj­en e "Partnerite­tit për paqe".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania