Gazeta Shqiptare

Basha premton heqjen e "traut": Taksë zero për Rrugën e Kombit

"Shqipëria, në kushtet e grushtit të shtetit"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u premtoi dje kuksianëve se sapo PD- ja të vijë në pushtet, do të heqë taksën për kalimin në Rrugën e Kombit. Gjatë takimeve të djeshme me banorët e këtij qyteti, z. Basha i siguroi ata se me ardhjen e se djathtës në pushtet, nuk do të ketë asnjë tarifë në këtë aks rrugor. Basha premtoi se në qeverisjen e tij brenda dy viteve do t'i jepet fund kompensimi­t të ish- të përndjekur­ve politikë, do të ulet me 30 lekë çmimi i naftës dhe do të heqë taksën e Rrugës së Kombit. Z. Basha akuzoi se kryeminist­ri Rama ka ndjekur një politikë spastrimi në qytetin e Kukësit. "Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi ta e heqë Kukësin, t'ia çojmë Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve?! Ai e di që nuk e ka mbështetje­n e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit për t'i larguar nga shtëpitë e tyre dhe Kukësi ka shkallën më të lartë të emigracion­i në të gjithë Shqipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e universite­tit, mbytja dhe shkatërrim­i i biznesit kanë goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë. Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t'ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Do të zerojmë taksën. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohe­t me Edi Ramën", u shpreh kreu i PDsë. Z. Basha premtoi zgjidhje për familjet që u është përmbytur toka dhe dëmshpërbl­im brenda dy viteve të para të qeverisjes së PD- së. Lideri i opozitës artikuloi edhe një premtim tjetër për qytetarët e Kukësit, rihapjen e universite­tit. "Një nga hapat kryesorë në këtë drejtim do të jetë rihapja e universite­tit të Kukësit. Do të subvencion­ojmë me paratë e shtetit praninë e pedagogëve, në mënyrë

që këtu të jetë një qendër universita­re e kërkimit shkencor, e trajnimit profesiona­l", u shpreh kreu i PDsë. Sipas Bashës, e djathta e ka zgjidhjen për këtë situatë duke ulur çmimin e energjisë, çmimin e naftës, duke aplikuar politika sociale në mënyrë që asnjë familje të mos mbetet pa ujë, pa bukë e pa drita. Por, për t'i realizuar të gjitha këto,

duhet që së pari kuksianët t'i bashkohen protestës së 16 shkurtit për të rrëzuar qeverinë "Rama" e për t'i hapur rrugë një qeverie kalimtare, që do të organizojë zgjedhjet. Lulzim Basha akuzoi se vendi po qeveriset në kushtet e një grushti shteti. Vetë banorët i kërkuan që dhe drejtuesit lokal dhe të deleguarit e opozitës në këtë qark të jenë me përfaqë-

PREMTIMI

"Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t'iu ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Taksa do të zerohet. Plani i tij për ta shkretuar Kukësin do të marrë fund. Edi Rama ka ndjekur me Kukësin një politikë spastrimi dhe zbrazjeje. Ai e ka mbështjell­ë të gjithë urrejtjen e tij ndaj shqiptarëv­e me masat që ka marrë në raport me Kukësin".

sues. Basha ripërsërit se nuk do të ketë më marrëveshj­e me Edi Ramën. Ka një problem të madh sepse vendi po qeveriset nga një grusht i shtetit, që e kanë bërë një grusht kriminelës­h me Edi Ramën. Vendi sundohet në kushtet e një grushti shteti. Rama do përballet me popullin", - tha Basha. Kryedemokr­ati u shpreh se ditën e parë të

qeverisjes së PD- së do të firmoset heqja e taksës "Rama", duke çliruar ekonominë. "Do të eliminojmë taksën ' Rama' mbi karburanti­n, 300 lekë më lirë, prej ditës sonë të parë në qeveri. Ditën e parë do të firmosim heqjen e taksës ' Rama'. Kjo do të çlirojë ekonominë. Energjia elektrike, gjysma e familjeve në Kukës janë hequr nga ndihma ekonomike. Ne nuk mund të

pranojmë që shteti t'i lë pa bukë, pa ujë, pa drita. Familjet që janë hequr me të padrejtë nga ndihma ekonomike do të kenë ndihmë ekonomike të mjaftueshm­e për bukë, ujë dhe drita. Por, dua t'jua them hapur se prioriteti ynë kryesor është punësimi, nuk është lëmosha. Ose të vetëpunëso­hen, ose punësohen në biznese", - theksoi z. Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Kukës
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Kukës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania