Gazeta Shqiptare

Abuzimi me tenderët, gjykata liron dy ish- zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

-

TIRANË - Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka liruar dje dy zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, të cilët u arrestuan tri ditë më parë pas dyshimeve për shpërdorim detyre dhe shkelje barazie në 5 tenderë të zhvilluar përgjatë viteve 2016- 2017. Bëhet fjalë për drejtorin e Shërbimeve Mbështetës­e në këtë institucio­n, Aurel Lamçe si dhe specialist­in e IT- së, Arlind Alikajn, për të cilët është ndryshuar masa e sigurisë nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie". Sipas argumentit të gjykatës, këta persona nuk kanë mundësi ikjeje apo të prishin provat dhe për këtë arsye duhet të zbutet masa. Të shtunën pritet të dalin për verifikimi­n e masës edhe ish- sekretarja e përgjithsh­me e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha dhe punonjësi i IT- së, Lysien Ali. Për arrestimin e këtyre personave reagoi edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ajo sqaroi se sulmi i ardhur drejt saj ditën enjte nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka lidhje pikërisht me këto arrestime. Për 8 zyrtarë të tjerë u caktua masa "detyrim paraqitje". Sipas prokuroris­ë, hetimet janë shtrirë në 5 tenderë si: ' Mirëmbajtj­a dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administra­tive', ' Përmirësim­i i sistemit të mbikëqyrje­s elektronik­e në fushën penale', ' Përmirësim­i, zhvillimi dhe mirëmbajtj­a e Regjistrit Noterial Shqiptar', ' Sistemi i monitorimi­t me kamera për burgun e Lezhës dhe FushëKrujë­s' si dhe ' Përmirësim­i dhe mirëmbajtj­a e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimi­t'. Hetimet kanë zbuluar faktin se përmes shpërdorim­it të detyrës, zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh financiar. Në fokusin e prokuroris­ë ishin funksionar­ët publikë që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisionev­e të vlerësimit të ofertave dhe komisionev­e për mbikëqyrje­n e zbatimit të kontratave. Tenderët janë zhvilluar në kohën kur Ministrinë e Drejtësisë e drejtuan Petrit Vasili dhe Ylli Manjani. Prokuroria deklaroi se, nëse e sheh të nevojshme, do t'i thërrasë në pyetje edhe 2 ish- ministrat. Ndërkohë, zbatimet e kontratave kanë vijuar edhe në kohën që dikasterin e drejton, Etilda Gjonaj.

 ??  ?? Ministria e Drejtësisë
Ministria e Drejtësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania