Gazeta Shqiptare

KEMP- i, zbardhen emrat e 290 personave që do të kryejnë kontrollet mjekësore

Lista e plotë/ Ja kur duhet të paraqiteni pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë ISSH: Nëse nuk kryeni ekzaminimi­n, nuk mund të përfitoni pension

-

Instituti i Sigurimeve Sho qërore ka zbardhur em rat e personave që do t'u nënshtrohe­n kontrollev­e mjekësore në KMCAP Epror gjatë muajit shkurt të këtij viti për të marrë pensionin. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e plotë me emrat e 290 personave që duhet të kryejnë ekzaminime­t brenda muajit pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë. Këta individë, në rastin që nuk do t'i nënshtrohe­n kontrollit mjekësor, nuk do të mund të marrin apo rimarrin pensionin e invalidite­tit nga ISSH. Të gjithë ata persona që bëhen të paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe kanë dëmtime fizike apo gjymtime të forta, duke përfshirë verbimin, iu lind e drejta për pension invalidite­ti. Për të përfituar këtë lloj pensioni të plotë, të reduktuar dhe të pjesshëm, përfituesi ose i autorizuar­i me prokurë paraqitet në ALSSH të vend- banimit, sipas regjistrim­it në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invalidite­tit. Përfituesi për pension invalidite­ti ose i autorizuar­i me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë edhe dokumentet që vërtetojnë moshën e identiteti­n, ato që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës si dhe dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara e gjendjen shëndetëso­re. Ky dokumentac­ion i dorëzohet mjekut të ekspertizë­s, i cili pas verifikim- it, njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentet për pasaktësi. KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakis­ht dokumentet, njofton dhe ekzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij dhe kryetari i KMCAP- it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip. Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP- i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania