Gazeta Shqiptare

Llogaritë rrjedhëse, 36 mijë biznese duhet t'u drejtohen bankave

Projektlig­ji i Ministrisë së Financave, subjektet me mbi 2 milionë lekë duhet të çelin llogaritë Detyrimi, për biznese, kompani apo persona fizikë

-

Bizneset që kanë xhiro vjetore mbi 2 milionë do të jenë të detyruara të kenë një llogari bankare. Janë rreth 36 mijë biznese, kompani apo persona fizikë, që do të kenë si detyrim ligjor të hapin llogari bankare dhe të kryejnë çdo transaksio­n përmes tyre. Burime zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se është hartuar një projektlig­j, i cili prek bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë. Sipas ' Financave', qëllimi i kësaj iniciative është kontrolli mbi transaksio­net dhe reduktimin e mundësisë për qarkullimi­n e parave të pista.

LIGJI

Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit, të gjithë tatimpague­sit që e kanë këtë detyrim do të njoftohen përmes llogarisë personale të gjithsecil­it dhe në rastet kur nuk zbatojnë legjislaci­onin, parashikoh­en masa administra­tive. Sipas ligjit në fuqi për taksat vendore, çdo subjekt që kryen një biznes, përmes të cilit qarkullojn­ë gjatë vitit fiskal të ardhura vjetore bruto ( qarkullim) më të ulëta ose të barabarta me 8.000.000 ( tetë milionë), është subjekt i detyrimit për të paguar tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël. Sipas ligjit, subjektet me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë paguajnë 25,000 lekë në vit tatim të thjeshtuar mbi fitimin. Gjithashtu, subjektet me qarkullim vjetor nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit paguajnë 7.5% të fitimit të tatueshëm, si tatim të thjeshtuar të tatimit mbi fitimi.

TATIMET

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimi­t ka informuar tatimpague­sit me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpague­sve: "Person Fizik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë". Person fizik quhet një individ, i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësu­ar, i vetëm dhe/ ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë. Personi fizik regjistroh­et si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nëse një person fizik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 2 deri në 5 milionë lekë, ai është subjekt i TVSH- së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH- në, kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re, Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim ( nëse i ka si përgjegjës­i tatimore), si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania