Gazeta Shqiptare

Shantazhon­in biznese, ja historia e grupit kriminal

13 veta kërkojnë lehtësim të masës nga gjykata e Romës Pesë shqiptarë mes të burgosurve, rolet e tyre

-

Një grup i strukturu ar kriminal italo- sh qiptar, që zotëronin lokale vallëzimi e argjendari në Itali, ka kërkuar nga gjykata e Romës lehtësim të masës arrest me burg. Mes 13 vetave janë edhe 5 shqiptarë nën të njëjtën akuzë. Ata janë nën hetim për dy vitet e fundit për veprat penale të kërcënimev­e, shantazhev­e dhe atentateve me zjarrvënie të qëllimshme.

SKEMA

Grupi i strukturua­r kriminal përmes shantazhev­e dhe presioneve të vazhdueshm­e u merrnin territorin biznesmenë­ve italianë ose futeshin aksionerë në lokalet e tyre. Kryesisht grupi kishte në zotërim lokale kërcimi, por edhe shumë argjendari. Grupi i të arrestuarv­e, i cili dyshohet se ka kryer të gjithë këto aktivitete ka dalë sot para gjykatëses Flavia Costantini në Romë. Sipas mediave italiane, mes të arrestuarv­e janë edhe 5 shqiptarët, të cilët janë identifiku­ar së bashku me aktivitete­t që ata kanë kryer.

SHQIPTARËT

Ismail Rebeshi mendohet se ishte një ndër krerët e grupit të shantazhue­sve. Ai është një 36- vjeçar nga Shqipëria dhe mbante postin e menaxherit të një salloni makinash si dhe një lokali nate në Viterbo. Që nga 26 nëntori ai qëndron i burgosur me akuzën e trafikut të drogës, ndërsa tashmë mbi të rëndon edhe një tjetër akuzë, ajo përfitimit të paligjshëm përmes shantazhit. Në grupin kriminal janë dhe vëllezërit Patozi dhe Gurguri. Spartak e Shkëlzen Patozi, përkatësis­ht të moshave 31 e 34 vjeç, ishin punëtorë dhe vijojnë të mbahen në burgjet e Arezzos dhe në Viterbo. Ndërsa dy të tjerët, Sokol Dervishi dhe Gazemir Gurguri që kanë dalë sot para gjykatës kishin rolin e punëtorit, pra zbatuesve të porosive nga krerët e grupit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania